
Fansat të shokuar nga ndryshimi i këngëtarit të njohur, ç'ka ndodhur me fytyrën e Liam Payne?
Liam Payne shokoi gjithë internetin, pasi u shfaq në tapetin e kuq të enjten e kaluar, me një fytyrë “të re”. Transf...
Nga : Santana Çomora
Quhet Kristina Kongo është 29 vjeç dhe ka kryer studimet për Financë-bankë, si edhe master shkencor në fushën e Menaxhim-biznesit. Prej tre vitesh është larguar nga Shqipëria, si fillim për në Holandë, e prej shkurtit të vitit 2020 jeton në Zyrih. Aktualisht, punon prej 10 vitesh në fushën e farmaceutikës në departamentin e logjistikës. Që e vogël ka pasur dëshirë të krijojë gjëra, të pikturojë ose ndërtojë duke përdorur mjete rrethanore.
Me kalimin e viteve, Kristi ka provuar krijime nga më të ndryshmet; sa herë që shihte një teknikë të re ka dashur ta provonte, kështu siç edhe ndodhi me teknikën Punch Needle. U desh që të ndodhte pandemia, që ky pasion të merrte rrugën e tij. Rreth një viti më parë, kur sapo kishte filluar çmenduria e kufizimeve prej COVID-it, ajo pa rastësisht në Facebook një video që fliste për Punch Needle.
Po atë javë, porositi një libër mbi përdorimin modern të kësaj teknike të vjetër, si edhe materialet bazë për krijimin e saj të parë. Sigurisht, koha e gjatë që kalonim në shtëpi prej lëvizjeve të kufizuara nga COVID, ka ndikuar në zhvillimin e këtij pasioni në një kohë të shkurtër e nga ana tjetër e ka ndihmuar atë për ta përballuar situatën me pozitivizëm.
Për të parë punimet e saj ndiqni faqen në Instagram _kristin_creates_
Nga videot në Instagram kuptojmë që në fillim i pikturon dhe më pas nis dhe i punon?
Piktura ka qenë një nga dashuritë e mia të para, e fakti që mund ta kombinoj atë me krijimin e një rrobe e bën edhe më tërheqëse për mua. Në fakt, krijimi i një dizajni është shpesh pjesa që më ha më shumë kohë, por mendoj se të krijosh diçka tënden është shumë e rëndësishme. Së paku, nëse dua të krijoj diçka standarde si një lule, ose një objekt përpiqem që ta pikturoj atë në mënyrën time.
View this post on Instagram
A është e vështirë të përcaktosh edhe ngjyrat për çdo punim?
Është shumë. Kur pikturon, ke zgjedhje të pafundme ngjyrash, por kur vjen puna tek Punch Needle, nuk është e lehtë të gjesh aq shumë variante apo hijëzime ngjyrash tek penjtë. Shpeshherë më duhet ta përshtas krijimin me ngjyrat e perit që kam në dispozicion.
Sa kohë të merr një punë e tillë?
Për sa i përket kohës, është gjithmonë në varësi të madhësisë së punimit dhe llojit të tij. Në përgjithësi mund të më duhen pak orë deri në disa ditë. Kur e nis një punim, pres me padurim të shoh rezultatin e tij, prandaj shpesh kur nis diçka mund të punoj me të me orë të tëra pa pushuar.
Në punimet e tua nuk mungojnë lulet, kryesisht qytetet, metropoli.
Natyra është një frymëzim i pafundëm mendoj për çdo krijues, dhe unë jam totalisht e dashuruar me lulet dhe ngjyrat e tyre. Nga ana tjetër, mendoj se qytetet përcjellin ndjesi e kujtime : qyteti ku je rritur, qyteti ku ke kaluar pushime të paharrueshme apo qyteti ku ke njohur dikë të veçantë. Të gjitha këto më frymëzojnë për të krijuar diçka që e ka një kuptim ose përcjell një ndjesi të mirë.
A ke kërkesa për t’i shitur punimet e tua?
Kam pasur disa mesazhe për këtë temë, por përgjigjja është "jo ende". Edhe pse tani kam krijuar disa punime me porosi, në parim, dua të jem e sigurt për cilësinë e asaj që krijoj përpara se të nxjerr diçka në shitje. Për momentin, po përpiqem të mësoj sa më shumë mbi teknikën, materialet, si edhe krijimin e dizajnëve. Në të ardhmen do të isha shumë e lumtur nëse do arrija të përfitoj disa të ardhura në një farë mënyre këtë pasion për të krijuar.
Çfarë preferojnë më shumë njerëzit objekte shtëpie apo sende personale?
Për mendimin tim, preferenca është relative. Personalisht më pëlqejnë jastëkët për ngrohtësinë që përcjellin si objekt, si edhe çantat e krahut të pambukta (tote bags) pasi mund t'i përdor kaq shumë gjatë ditës!.
Si ndihesh kur e përfundon një punim dhe kur ta komplimentojnë punën që ke bërë ?
Nuk mund ta përshkruaj me fjalë sesa e lumtur ndihem kur shoh një punim të përfunduar, e sidomos kur shoh lumturinë në sytë e atij që merr një krijim timin. Në atë moment çdo lodhje harrohet e çdo orë pune ia ka vlejtur. Kam krijuar diçka! Dhe kjo më bën të lumtur.
INFORMACION
Punch Needle ka lindur në vitet 1800 në Amerikë si alternativë e teknikës tradicionale të fiksimit të qilimave (rug hooking). Edhe pse përdorimi i kësaj teknike për qilima apo rrugica është zhdukur për shkak të pajisjeve mekanike që kanë hyrë në treg, Punch Needle mbetet si një nga teknikat tradicionale e përdorur nga artizanë në mbarë botën. Me kalimin e kohës, Punch Needle ka gjetur një përdorim të gjerë në shumë objekte të reja si jastikët, çantat, apo dekori i shtëpisë.
Liam Payne shokoi gjithë internetin, pasi u shfaq në tapetin e kuq të enjten e kaluar, me një fytyrë “të re”. Transf...
Duke filluar nga dita e djeshme kemi hyrë në shenjën e Dashit, një nga shenjat më të forta, punëtore dhe krenare të t&...
Parashikimet e zodiakut mund të mos besohen nga të gjithë, por duket se përgjithësisht pranohet se disa tipare u përkasin më...