Astroliving 28 Korrik 2021

Ardhja e Jupiterit në Ujor përmbush disa premtime të lëna pezull; Ja ç'ndodh me ju

Astroliving


Ka disa gjëra që yjet nuk i harrojnë, disa detyra që lihen përgjysmë dhe harrohen, por më pas u vjen dita përsëri. Nuk e besoni? Pyesni Jupiterin, planeti i cili më 28 korrik do të jetë përsëri në Ujor, me një mision pak a shumë preciz.
Mes dhjetorit dhe majit, planeti i fatit dhe rritjes kishte nisur disa gjëra, duke hapur mundësinë për horizonte të reja, ashtu siç i pëlqen Ujorit, por pastaj kishte preferuar të përkëdhelej nga Peshqit, të shpërqëndrohej dhe të priste. Me shumë durim.


Por gjithçka kthehet tashmë në ritmin e vet, gjërat e shkuara marrin përsëri rëndësi, por pa ngutje: motoja e vërtetë e planetit do të nisë vetëm në tetor (kur vërtet, së bashku me Saturnin) të vijë koha për të reaguar, vepruar, zhvilluar e vendosur.


Një premtim i çuar në vend sidomos për ty që i përket Demit, Binjakëve, Akrepit ose Ujorit. Për Gaforren dhe Peshqit të rejat e vërteta do të nisin në fund të vitit, kur Jupiteri do të ketë më pak gjëra për të bërë, kurse për Dashin dhe Shigjetarin fillon një periudhë në të cilën komunikimi dhe ndarja e ëndrrave dhe e ambicieve në të cilat besoni duhet të ndodhë. Virgjëresha ndihet më e lirë për të dashuruar dhe për të folur, kurse Bricjapi është i destinuar të zgjidhë një çështje ekonomike, praktike, personale.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor