Aktualitet 21 Korrik 2021

Slogani “Vjosa Park Kombëtar Tani” pushton sheshin Duomo të Milanos

Aktualitet

Slogani “Vjosa Park Kombëtar Tani” është shpalosur në sheshin Duomo në Milano, Itali.  Ideja është realizuar nga disa aktivistë që kërkojnë mbrojtjen e lumit Vjosa. Aktivistët e Patagonia Milan kanë theksuar se një banderolë e ngjashme do të shpaloset së shpejti në Mbretërinë e Bashkuar. Fotografitë janë realizuar nga Paolo Aralla & Bapu Srlst.

Sjellim në vëmendje se rrej vitesh, një sërë projektesh për ndërtime të hidrocentraleve kanë rrezikuar shkatërrimin e Lumi i Vjosës në Shqipëri e konsideruar si një pasuri e Europës. Për ta parandaluar këtë janë ndërmarrë një sërë nismash prej vitesh për të shpallur Vjosën Park Kombëtar, në mënyrë që të mbrohet nga çdo lloj ndërtimi nga dora e njeriut.

Lumi i Vjosës në Shqipëri është një ndër lumenjtë e fundit të egër dhe të pa prekur nga dora e njeriut, që ekzistojnë në Europë. Me një gjatësi prej 270 km, i ndarë në kanione, lumenj të ndërthurur, ishuj dhe gjarpërime të rrëmbyeshme, Vjosa lidh shtetet e Europës së bashku.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor