Showbiz 21 Korrik 2021

Ndjekësit bëjnë 'për ujë të ftohtë' Leonora Jakupin për shkak të photoshop-it të keq

Showbiz


Edhe pse është një nga këngëtaret më të bukura shqiptare, Leonora Jakupi nuk i ka rezistuar tundimit për t'u fotoshopuar pak. Për të lakuar linjat, për t'u dobësuar pak, apo për të rregulluar proporcionet e fotos, ka hequr edhe njërin krah. Ndoshta ajo nuk e vuri re, por fansave nuk mund t'u shpëtonte kjo gjë.

“Ku e ki dorën more”

“Ku e ke lanë krahun jo motër”

“Ku e ki more krahun e majtë? Make up (photoshop) edhe krahun aa”

“Shumë i mirë photoshopi”

“Photoshopi ta paska zhduk edhe krahun oj motër”, janë disa nga komentet e ndjekësve në foton e Leonorës.

Photoshopi i përdorur në mënyrë joprofesionale është bërë shpesh shkak për 'kryqëzimin' e të famshëmve nga ana e publikut. Gjithsesi, që Leonora është e bukur dhe në formë perfekte për moshën, për këtë të gjithë bien dakord.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor