Aktualitet 21 Korrik 2021

Skepticizmi po i frenon njerëzit, këto janë dy qytetet ku ka më pak vaksinime

Aktualitet

Në një kohë kur në vendin tonë është çelur java e hapur e vaksinimit masiv, të shumtë janë qytetarët skeptikë që kanë zgjedhur të mos marrin asnjë dozë deri më tani, pavarësisht grupmoshës së cilës i përkasin. Sipas të dhënave të deritanishme, Tirana dhe Durrësi ku deri më tani janë shënuar më pak kërkesa dhe raste vaksinimi.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu i bëri thirrje nga Sukthi i Durrësit të gjithë personave mbi 18 vjeç që të paraqiten në qendrat e vaksinimit për ta kryer këtë proces pikërisht në këtë javë të hapur të vaksinimit. Sipas ministres, qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për të mbrojtur shëndetin e tyre, pasi kjo nuk është përgjegjësi vetëm e autoriteteve, por edhe e vetë qytetarëve.

“Unë jam vetë në Durrës, për faktin që Durrësi është një nga bashkitë që duhet të fokusohemi më shumë për të rritur mbulesën me vaksina. Tirana është një bashki që duke pasur një numër të lartë të banorëve rezidentë, mbulesa vaksinale nuk është aty ku ne duam të shkojmë. Prandaj fokusi ynë është që të alternojmë vaksinimin nëpërmjet njësive të vaksinimit të lëvizshëm. Çdo individë +18 mund të vijë të vaksinohet. Kjo krijon mundësinë që të rrisim mbulesën vaksinale sipas grupmoshave. Me alertin e variantit Delta është një moment i mirë ndërgjegjësim për të mbrojtur shëndetin. Nuk është vetëm një përgjegjësi e strukturave, por edhe përgjegjësi e çdo qytetari. Vetëm nëpërmjet vaksinimit në do luftojmë virusin”, u shpreh ministrja.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor