Ëmbëlsira 19 Korrik 2021

Tartë lulediell me pjeshkë dhe manaferra

Ëmbëlsira

 

Kjo recetë u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings.

PËRBËRËSIT: 200 g miell, 100 g sheqer, 100 g gjalpë i butë, 1 vezë, 1 lugë çaji fryrës me vanilje, pjeshkë dhe manaferra.

PËRGATITJA: Formoni brumin me të gjithë përbërësit, e lini të pushojë në frigorifer për 30 minuta. E shtroni në tavë dhe e shponi me pirun, unë i thërmova ca biskota meqë frutat ishin të ngrira, por nuk kishte nevojë. Vendosim frutat, shtojmë pak sheqer edhe copa gjalpi sipër.
E pjekim në furrë të parangrohur me 180 gradë për 30 minuta derisa të marri ngjyrë. E shijoni me akullore. JU BËFTË MIRË!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor