Ëmbëlsira 18 Korrik 2021

Sheqerpare e shijshme që shkrihet në gojë

Ëmbëlsira

Kjo recetë u përgatit nga Papare_Mirela Andoni

Për sheqerparen ka shumë receta edhe si gratë dibrane nuk i bëj dot, por ju them që shkrinin në gojë edhe aroma e gjalpit të skuqur ishte nam.

PËRBËRËSIT: 250 g gjalpë, 250 g miell, 3 të verdha veze, 1 vezë e plotë, kurse për sherbetin ju nevojiten 300 g sheqer dhe 200 ml ujë, lëng limoni edhe pak vanilje nëse ju pēlqen.

PËRGATITJA: Ka shumë mënyra për ta nisur punën si tretja e gjalpit, përzierja e gjalpit me miellin edhe pastaj vezët, por unë po ju shkruaj mënyrën time. Rrahim gjalpin e butë me vezët, një lugë sheqer dhe një majë gishtash me kripë. Shtojmë miellin edhe e punojmë me duar. E ndajmë në 15 pjesë edhe i japim formë. I vendosim në tavë duke i shtypur lart një lajthi ose bajame. Në furrë të parangrohur me 200 gradë për 30-40 minuta. Ndërkohë bëjmë edhe sherbetin edhe ia hedhim kur janë të dyja të vakura ose sheqerparet e nxehta edhe sherbeti i ftohtë. I lini të ftohen plotësisht edhe vendosini te fresku që t’i shijoni për qejf.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Papare ???? Mirela Andoni (@papare_thebeautyofsmallthings)

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor