Femijet 9 Korrik 2021

"Një nënë që gënjen në sy të fëmijës, lë shumë për të dëshiruar" Lira Gjika kundër këtij fenomeni

Femijet

Sipas pediatres Lira Gjika është shumë e gabuar të gënjeni dikë tjetër në sy të fëmijës, pasi kjo nuk ju jep të drejtë më vonë t’i kërkoni të vërtetën. Ajo jep shumë këshilla dhe eksperienca personale në rrjetet sociale dhe kjo ishte e radhës:

“Ngjarje e jetuar

Një nënë me vajzën e saj 5 vjeçe përdore, po kalonin te rruga e gjykatës. Nëna ndërkohë fliste në celular me dikë dhe i shprehte keqardhjen -më vjen keq po unë nuk ndodhem në Tiranë tani, mbase kur të kthehem- kjo bisedë që zhvillohej në prezencë të vajzës 5 vjeçare, nuk e preokuponte aspak nënën. Nuk e shqetësonte fakti që po gënjente në prezencë të fëmijës. Një nënë që gënjen në “sy “ të fëmijës pa u shqetësuar, lë shumë për të dëshiruar. Çfarë modeli do të jetë ajo për vajzën e saj? Mbase kishte arsye të fortë që të bënte një veprim të tillë, por kjo arsye nuk mjafton që një I rritur, një prind, të sillet kaq paturpësisht në “sy” të fëmijës. Është një nga sjelljet më gjymtuese që i rrituri demonstron përpara të parriturit. Nuk ka më konfuzion të madh për një fëmijë, se një prind që gëmijen në mes të rrugës dhe fëmija që dëgjon prindin duke gënjyer. Pastaj kërkojnë nga fëmija të thotë të vërtetën”, shkruan Lira Gjika.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor