Kujdesi per trupin 1 Korrik 2021

Nuk kanë asgjë më shumë kremrat e blerë; Përgatiteni vetë atë anticelulit me 3 përbërës

Kujdesi per trupin

Nëse doni ta përgatisni trupin tuaj për ditët më të nxehta të verës, ju prezantojmë një krem interesant anticelulit që mund ta çojë bukurinë tuaj drejt perfeksionit…

Përbërësit:

¼ filxhani kafeje e bluar trashë

3 lugë kafeje ujë të ngrohtë

2 lugë kafeje vaj ulliri ose vaj bajameje

Përzieni kafenë me ujin e ngrohtë. Lëreni të pushojë për 10 minuta ose derisa kafeja të ketë përthithur ujin dhe të transformohet në një pastë të trashë. Shtoni dy lugë vaj ulliri ose vaj bajamesh dhe përziejini mirë.

Pas çdo dushi, ndërsa jeni akoma në vaskë, aplikojeni përzierjen në lëkurë. Masazhoni kofshët me lëvizje rrethore me pëllëmbët e duarve ose një peshqir dushi për 5 minuta. Shpëlajeni lëkurën me ujë të vakët dhe më pas aplikoni vaj, qumësht për trupin ose locion, sipas nevojës. Përsëriteni procedurën dy herë në javë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor