Femijet 29 Qershor 2021

Fëmijët nuk e përballojnë dot duke ndenjur energjinë e tyre, prandaj hiqeni shprehjen ``Mos lëviz``

Femijet

“Mos lëviz”! Kjo shprehje i shoqëron fëmijët kudo, në shtëpi në shkollë, madje edhe në rrugë. Të rriturit këtë shprehje e kanë në “majë të gjuhës” dhe nuk u shkom në mend që kjo shprehje, fëmijët, i huton. Fëmija nuk arrin të realizojë, se si mund të njohësh gjërat dhe mjedisin pa lëvizur? Ai, fëmija, akoma nuk është aq i rritur sa ti jenë formuar mekanizmat si trunorë dhe psiqikë, për të njohur një gjë dhe të mos ketë nevojë të lëvizë. Ky mekanizëm ndërtohet pas moshës 8 vjeç. Ndërsa nga mosha 2-8 vjeç, fëmija i mëson gjërat në lëvizje, i dëgjon gjërat në lëvizje, madje edhe në gjumë është i lëvizshëm. Ai nuk mund të rrijë 5 min në një vend, nëse nuk përfshihet në një aktivitet, që atë e tërheq, sepse ka shumë energji, të cilën nuk e përballon dot duke ndenjur. I duhet patjetër aktiviteti që të mund të përballojë dhe kanalizojë sa më cilësisht energjinë e tij. Të rritur, prindër dhe sidomos, ju mësues të klasës së parë, përpiquni të mos e përdorni këtë shprehje me fëmijët. Përpiquni të shmangni bezdinë, që provoni nga lëvizjet e fëmijës. Përpiquni të jepni një komandë që është e kuptueshme për të, që e ndihmon atë fëmijën, të menaxhojë veten, përndryshe, do ta bëni vetëm konfuz. Lira Gjika.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor