Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Për shumëkënd vera mund të jetë stina më e ‘’urryer’’ e vitit sidomos nëse ju duhet të punoni ndërkohë që të tjerët pushojnë, të ecni në këmbë në pikun e diellit, të mos keni kondicioner a ventilator në shtëpi etj. Urojmë që personat e mësipërm të jenë sa më të paktë në numër pasi vera është sinonim i detit dhe diellit, pra i kënaqësisë. E nëse keni pak orë që keni nisur pushimet, lexoni këshillat e mëposhtme nëse doni që të keni një nxirje perfekte këtë verë:
1.Pini sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta: Një ndër këshillat më të shpeshta që do të dëgjoni gjatë verës është të pini sa më shumë ujë dhe lëngje të freskëta. Hidratimi i vazhdueshëm jo vetëm ju ndihmon të ruani ekuilibrin e lagështisë së trupit, por edhe ndihmon që të merrni rrezet në mënyrë uniforme. Krahas ujit, ju këshillojmë që të mos ndani nga tryeza edhe ushqimet e mëposhtme si: kastraveci, sallata jeshile, selinoja, luleshtrydhet, pjepri dhe shalqiri.
2.Ushqimi luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në ruajtjen për një kohë sa më të gjatë të ngjyrës çokollatë. Po flasim për ushqime të pasura me vitamina A, C dhe E, si dhe me beta-karoten, një antioksidant shumë i rëndësishëm që ndihmon trupin të përthithë sa më mirë rrezet e diellit. Mos u mendoni më gjatë, por filloni që të hani që tani: karota, domate, kajsi, pjepër, portokaj, sallatë jeshile, spinaq etj.
3.Bëni dy-tre herë në javë scrub: Mënyra më e mirë për të patur një nxirje perfekte dhe uniforme që zgjat në kohë është duke eleminuar paraprakisht qelizat e vdekura nga lëkura. Për këtë arsye ju vjen në ndihmë scrubi: Në një enë shtoni vaj ulliri, sheqer kaf dhe lëng limoni. Pasi të përzieni të gjithë përbërësit bashkë dhe masazhoni lëkurën të lagur paraprakisht, me scrub-in e mësipërm.
4.Ndryshoni vazhdimisht pozicion: Në qoftë se bëni pjesën në kategorinë e njerëzve që nuk ndyrshojnë vend gjatë tërë kohës që ekspozohen në diell, nuk e keni punën mirë. Për të marrë ngjyrë duhet që të ndryshoni vazhdimisht pozicion jo vetëm në shezlong, por edhe të ecni.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...