Femijet 25 Qershor 2021

Çfarë i ndodh fëmijës së parë kur vjen në jetë i dyti; Ja si duhet vepruar sipas Lira Gjikës

Femijet

Është e ditur tashmë që shpesh kur vjen në jetë fëmija i dytë lindin keqkuptime midis fëmijës së parë dhe prindërve. Duhet të dimë si të sillemi në mënyrë që të dy të jenë të barabartë dhe ardhja në jetë e një motre apo vëllai të jetë diçka e bukur. Për këtë arsye pediatria Lira Gjike shpjegon se si perceptohet ardhja në jetë e një vëllai ose motre nga fëmija i parë:

 

“Sjellja e shqetesuar e femijes se pare kur vjen femija i dyte nuk lidhet me moshen, por me dyshimin, qe ai ka se cfare do te ndodhe me te. Nje varg pyetjesh te cilat nuk ka kurajo t’i beje, i vertiten ne mendjen e tij. Do ta duan me? Pse e bene femijen e dyte, se nuk e duan me ate? Tani vemendja nuk eshte vetem per te, por ka ardhur ky i vogli dhe te gjithe jane te ekzaltuar pas tij. Nena gjithe diten rri me te voglin ne dore, madje fle afer tij, ndersa femijes se pare i thote: “Ti u rrite tani, ke shkuar dhe ne shkolle.” Madje i kerkon edhe ta kete “xhan”. Ne keto caste te veshtira per femijen e pare, nena dhe babai duhet te jene te vemendshem dhe te kene shume kujdes me fjalet qe do te perdorin, pasi femija edhe pse i rritur ne raport me vellane apo motren e vogel, eshte ende femije. Mbase moshen mund ta kete pese, shtate apo edhe dhjete vjec, por ai eshte ende femije qe ka nevoje per prinderit edhe per shume kohe dhe ende nuk di te doje apo te ndaje me te tjeret gjerat e tij, sidomos prinderit. Kjo vuajtje, sipas shkencetareve, zgjat minimumi tete muaj, por me kushtin qe prinderit dhe te rriturit prane te jene shume te kujdesshem. Keto vuajtje jane te shendetshme, sepse i mesojne femijes si te pranoje te tjeret, pasi dhe motra apo vellai eshte nje tjeter, edhe pse kane te njejtet prinder dhe jane pjese e te njejtes familje. Te mesosh te duash e te pranosh tjetrin, kerkon kohe dhe shume kujdes nga prinderit. Mesimi i te dashurit dhe te mires per tjetrin, fillon e mesohet e konkretizohet pikerisht kur behesh vella apo moter”, shkruan Lira Gjika.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor