Pjata kryesore 16 Qershor 2021

Byrek i shpejtë me qumësht dhe djathë

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga Kuzhina e Idës

Kur koha nuk premton, ose thjesht jeni të lodhur nga dita dhe doni të bëni diçka shpejt e shpejt, një byrek me petë të gatshme është zgjidhja. Sot Ida ka vendosur ta bëjë me qumësht dhe djathë.

PËRBËRËSIT: 500 ml qumësht, 500 g petë të gatshme, 4 vezë, 200 g djathë të bardhë, 2 -3 luge ajkë (crème fraîche), si dhe kripë.

PËRGATITJA: Në një enë të thellë rrahim fillimisht vezët. Më pas shtojmë djathin e bardhë që e kemi copëtuar më parë dhe pak kripë. I përziejmë të gjithë përbërësit dhe  në fund shtojmë ajkën dhe qumështin. Pasi i kemi trazuar mirë e mirë të gjithë masën, fusim petët brenda një e nga një dhe i shtrojmë në tavën në të cilën do të bëjmë pjekjen. Masën që mbetet ua shtojmë petëve në tavë. E pjekim  në 200 gradë për rreth 40 minuta. Mbulojeni me një napë të pastër që të zbutet. Ju bëftë mirë!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor