Eni Shehu: Arbana shtrigë, të nxinte jetën!
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Michael Packard nuk e kishte çuar kurrë nëpër mend që një zhytje e thjeshtë, një nga qindra mijërat gjatë karrierës së tij 40 vjeçare si zhytës profesionist në Provincetoën, do të kthehej në eksperiencën më të frikshme të jetës: të përfundonte në gojën e një balene.
Packard tha për News WBZ-TV se pasi u hodh nga anija e tij në ujë, ndjeu një përplasje të madhe dhe gjithçka u errësua.
"U përpoqa të kuptoja ç'po ndodhte përreth dhe vura re se kisha përfunduar brenda një gjallese që nuk kishte dhëmbë. Thashë me vete "Oh, Zoti im jam në gojën e një balene! Kaq ishte, do të vdes. Nuk do t'i takoj kurrë djemtë e mi dhe as bashkëshorten"-tregon ai.
Packard pësoi disa dëmtime të lehta, ndërsa zhytësit dhe polumbarët e kanë quajtur jashtëzakonisht me fat sepse arriti të shpëtojë nga një ndodhi kaq e rrallë, duke vlerësuar se ka një mundësi në një trilion që dikush të hahet nga një balenë.
Sipas tyre balenat janë përgjithësisht të qeta përreth njerëzve ndaj tyre, por gjithsesi zhytësit duhet të kenë kujdes dhe të qëndrojnë të paktën 100 metra larg tyre.
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...
Historia e një italiani që kaloi nëntë muaj duke jetuar në një aeroport mund të tingëllojë paksa si komploti i fi...
Ka disa hapa shumë të thjeshtë për të pastruar syzet apo ekranin e celularit në mënyrën e duhur, nuk është n...