Aktualitet 10 Qershor 2021

Ish-drejtori i EMA; Djalit do t’ia bëja Astra Zeneca-n, vajzës jo

Aktualitet

Ish-kreu i Agjencisë Europiane të Barnave (EMA), Guido Rasi, ka shprehur pasiguri në lidhje me injektimin e vaksinave që modifikojnë ARN-në dhe për pasojat që ato mund të kenë sidomos për vajzat e reja. Sipas tij, marrja e vaksinës është më e sigurt për personat mbi 40 vjeç.

“Aktualisht ka më pak se 50 raste të reja infektimi me COVID për çdo 100 mijë banorë në Itali dhe për pasojë, statistikisht ka më tepër përfitim në raport me riskun për personat mbi 40 vjeç. Megjithatë kjo situatë është e ndryshueshme, teksa vetëm tre javë më parë situata epidemiologjike ishte shumë e ndryshme”- ka thënë ai, sic shkruan Huffpost Italia.

Rasi ka ngritur edhe çështjen e rrezikut të trombozës për vajzat e reja, për të cilën thotë se është shumë i ulët, por në kushtet që situata e COVID është përmirësuar së tepërmi, nuk ja vëen të merret ky risk sado i vogël që të jetë. “Kjo lloj tromboze e cila prek më tepër vajzat e reja, është shfaqur më shumë se në të shkuarën përgjatë javëve të fundit. Tani që rreziku i infektimit është ulur dhe disponueshmëria e vaksinave për të gjithë grupet e tjera është rritur, nuk e shoh të arsyeshme që të ndërmerret ky risk, sado i vogël që të jetë për vajzat e reja. Do ja jepja djalit tim vaksinën, por vajzës sime jo.”- ka shtuar Rasi.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor