Guide per shendetin 10 Qershor 2021

Goja juaj mban aromë të keqe? Shpëtoni nga ky problem duke bërë gargarë me këtë përzierje

Guide per shendetin

Higjiena e dobët, ngrënia e ushqimeve të caktuara, marrja e medikamenteve të ndryshme e shumë faktorë të tjerë mund t’i japin frymës suaj një aromë të rëndë të pakëndshme. Në gjuhën mjekësore kjo gjendje njihet si halitozë ! Mund të jetë çdo gjë nga problemet më të zakonshme të shëndetit oral, për të cilin fatmirësisht ka disa zgjidhje. Për të shmangur çdo produkt të mbushur me kimikate, e ngjyryres artificial , ju mund të përgatisni vetë në kushte shtëpie një shpëlarës goje që freskon frymën dhe eliminon bakteret që shumohen në pjesën e brendshme të gojës ! Përzierja e mëposhtme përmban vetëm përbërës natyralë që nuk kanë asnjë efekt anësor !
Sipas The International Association for Dental Research, njerëzit që përtypin çamçakëzë me kanellë kanë 50% më pak bakere të dëmshme se njerëzit që preferojnë çamçakëzët me mente.
Soda e bukës ndihmon në neutralizimin e pH në mjedisin e brendshëm të gojës ndërkohë që mjalti përmban enzima antibakteriale


Përbërësit:
2 limona
1 lugë e gjysmë çaji me mjaltë
1 filxhan me ujë të ngrohtë
1 lugë çaji sode buke
1/2 lugë gjelle kanellë
Një vazo qelqi


Përgatitja:
1. Përzieni të gjithë përbërësit në një kavanoz dhe përzieni mirë derisa të arrini në masë homogjene të holluar.
2. Shtoni ujin dhe përziejeni mirë.
3. Për të freskuar frymën tuaj, tundeni përzierjen dhe bëni gargarë me një lugë nga kjo përzierje për një minutë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor