Pjata kryesore 9 Qershor 2021

Sallatë makaronash e ftohtë

Pjata kryesore

Kjo recetë u përgatit nga Brunilda Haxhiu Food&Lifestyle

Përbërësit për dy persona:

200g makarona
1 domate zemër kau
100gr peshk ton
1 mozzarella
1 lugë kaperi
2 lugë ullinj pa bërthama
Vaj ulliri
Rigon, borzilok dhe mente sipas dëshirës.

Përgatitja: Si fillim përgatisimin domaten, e presim imët dhe e vendosim në një enë të thellë, shtojmë kripë, rigon dhe vaj (nëse preferoni dhe një thelpi hudhër të shtypur). E mbulojmë me qese kuzhine dhe e lëmë të pushojë në frigorifee për rreth gjysmë ore. Ndërkohë vendosim makaronat të zihen. Pasi janë zier i kullojmë dhe i vendosim te ena ku kemi vendosur domatet. Shtojmë peshkun ton, mozzarën të prerë në kubik, ullinjtë, kaperit dhe borzilokun. Rregullojmë vaj e kripë dhe e shërbejmë. Ju bëftë mirë!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor