News / 9 Qershor 2021, 11:35

Kur sukseset nuk kanë të mbaruar; Arkitektja Nensi Bregu Karanxha na zbulon galerinë e saj të artit në Amerikë

Kur sukseset nuk kanë të mbaruar; Arkitektja Nensi Bregu Karanxha na

Nga: Santana Çomora

Nensi Bregu Karanxha

Instagram @nensipaintings


Website. www.Boston-Artwork.com

Nensi Karanxha nuk është e panjohur për lexuesin Living. Ajo ka qenë pjesë e revistës para tre vitesh, si arkitekja që realizoi shtëpinë e ëndrrave të saja në Amerikë.


Në fakt, që në ato rreshta, ajo na njohu dhe me një pasion tjetër të sajin, atë për pikturën, i cili nisi që në moshë të vogël duke u inkurajuar shumë edhe nga familja. Ky pasion ka qënë deçiziv në vendimarrjen e saj për të studiuar për arkitekturë. Vitet e para, vajza korçare ndoqi studimet e  fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë dhe më tej, vazhdoi studimet në Boston Architectural College USA, ku dhe u diplomua. Numëron afërsisht dy dekada në firma të njohura të arkitekturës dhe tashmë ka një studio arkitekture private KNK Studios, në Boston USA.

Kur sukseset nuk kanë të mbaruar; Arkitektja Nensi Bregu Karanxha na

(Tilte. Brownstones Comm. Ave. Boston 2021)

“Arkitektura gjithmonë ka qënë një ushqim i vazhdueshëm për pasionin tim për pikturën. Përkrah udhëtimit tim artistik në arkitekturë dhe art kam patur gjithmonë bashkëshortin e kolegun tim, gjë që më ka dhënë kurajo e mbështetje, sepse për më tepër kemi të njëtin pasion për arkitekturën dhe pikturën”. – shprehet ajo.

Kur sukseset nuk kanë të mbaruar; Arkitektja Nensi Bregu Karanxha na

Shtëpia e Nensit është projektuar si galeri arti, me shumë sipërfaqe muresh të ndriçuara. Karriera në arkitekturë e ka berë gjithmonë më të interesur të pikturojë ndërtesat dhe arkitekturën e Bostonit. Duke parë interesin për këtë lloj arti (të njohur me termin “Cityscape”) ajo mendoi të hapte nje galeri të vogël në Prudential Center (Qendër e njohur tregëtare në Boston).

Kur sukseset nuk kanë të mbaruar; Arkitektja Nensi Bregu Karanxha na

(Title. City lights at Back Bay Station. 100x130 cm)

Kur sukseset nuk kanë të mbaruar; Arkitektja Nensi Bregu Karanxha na

(Title. Lonely Rock 2021)

Për Nensin piktura është një proçes emocional.

- “Sapo nis të pikturoj, i trajtoj ato sikur të jenë qënie të gjalla. Pikturat tashmë  kanë një jetë të tyren dhe një histori të hapur për të treguar. Qëllimi im është të ilustroj emocionet që ndjehen në atë moment më shumë sesa të portretizoj objektet, peisazhin ose njerëzit. Më pëlqen të kem një interpretim të hapur për artin tim, si një udhëtim imagjinar që u jep shikuesve bisedë të pa folur, të evokuar nga përqasja abstrakte.”

Kur sukseset nuk kanë të mbaruar; Arkitektja Nensi Bregu Karanxha na

(Title. Born Inside a Wave. 2021 40x50 cm.)

Kur sukseset nuk kanë të mbaruar; Arkitektja Nensi Bregu Karanxha na

(Title. Promises of Spring. 2021 76x76 cm.)

Kur sukseset nuk kanë të mbaruar; Arkitektja Nensi Bregu Karanxha na

(Title. Together and apart. 100x135 cm)

Vitin që kaloi, izolimi nga situata e pandemisë e bëri të kalonte më shumë kohë në natyrë, gjë që e mundësoi të pikturonte veçanërisht jashtë ose siç quhet si teknikë “Plein Air”. “Kjo teknikë është një sfidë dhe një aventurë shpirtërore, e cila i ka dhënë mundësinë ta shohi botën në këndvështrime të ndryshme. Është vërtet një mënyrë jetese artistike që e entuziasmon gjithmonë.

Kur sukseset nuk kanë të mbaruar; Arkitektja Nensi Bregu Karanxha na

“Çdo ditë është ndryshe, sidomos në Boston. Stinët janë të bukura dhe pikturat “Plein Air” janë të krijuara në moment dhe të japin mundësinë natyrshëm të illustrosh ndjenjën e asaj që pikturon. Kjo teknikë, sigurisht ka vështirësitë e saj, kushtet natyrore, ndryshimin e dritës etj, prandaj duhet të kapësh çastin, pasi pamja ndryshon çdo moment. Situata të përfshin në një lloj ankthi si një vorbull ku duhet të marrësh vendimin shpejt se gjithçka mund të mbarojë.” – thotë ajo duke shtuar sesa më shumë pikturon nga jeta, aq më e lirshme dhe më impresioniste bëhet edhe piktura. – “Dua të kap intensitetin e skenës pa shkuar në çdo detaj të vogël, po duke e ilustruar nëpërmjet dritës, ngjyrave komplementare dhe teknikës së penelit. Do të doja që imazhi i fundit të kompletohet në mendjen e shikuesit. Një pikturë do e quaja të sukseshme, kur shikuesi ka mundësi të gjejë aty një pjesë të jetës, të momentit, apo të diçkaje që rezonon me atë. Përpiqem t'i bëj të ndjehen pjesëmarrës në tregimin e pikturës sime.”

Kur sukseset nuk kanë të mbaruar; Arkitektja Nensi Bregu Karanxha na

(Title. All time adored. 2020)

Nensi është e lumtur dhe e quan veten me fat, që ka kaq shumë dashamirës dhe përkrahës të artit të saj. Nuk përpiqet të ndryshoj botën apo të bëj ndonjë mrekulli të re. Ajo që e frymëzon është bukuria që sheh në çdo gjë, ndaj do që arti i saj ta prezantojë këtë, duke shpresuar që optimizmi i saj të jetojë në pikturat që ajo krijon. 

Kur sukseset nuk kanë të mbaruar; Arkitektja Nensi Bregu Karanxha na

(Title. Underneath the white. 2020
76x 50cm)

Horoskop