News / 17 Qershor 2019, 12:58

Emira Zenelaj, arkitektja që luan me dritën dhe fotografon imazhet unike, çel ekspozitën PHOS

Emira Zenelaj, arkitektja që luan me dritën dhe fotografon imazhet

Artistët mbajnë në duar objekte pune  të ndryshme! Kush një penë, një tjetër një penel, një vegël muzikore a një aparat fotografi! Pavarësisht formës vizuale, qoftë fotografi, skulpturë apo nota të hedhura në pentagram, çdo krijim apo shprehje imagjinate njerëzore që përcjell emocion quhet ART! Ky i fundit është relativ, por tek shohim fotot e Emira Zenelaj, prezantuar në ekspozitën e titulluar PHOS biem të gjithë dakord që ajo çka bën kjo artiste është e bukur për syrin e ndjell ndjesi pozitive.

Emira Zenelaj, arkitektja që luan me dritën dhe fotografon imazhet

Ndonëse e diplomuar për Arkitekturë dhe Dizajn Urban në Universitetin Polis dhe ushtron profesionin si drejtuese artistike në departamentin e designit në një kompani të madhe, për Emirën fotografia mbetet gjithmonë një pasion i saj. Profesioni e ka ndihmuar jo pak të ketë një perceptim me të mirë mbi dritën, estetikën e çdo element tjetër, por fotografinë mundohet ta ruajë si një pasion të shkëputur nga puna e përditshme.

Emira Zenelaj, arkitektja që luan me dritën dhe fotografon imazhet

Themeluesja e ateliesë  "Satin Design", pjesë e disa projekteve të arkitekturës dhe dizajnit në Tiranë është emëruar për çmime të ndryshme në Shqipëri dhe jashtë saj, por me bindje themi se çelja e kësaj ekspozite ka qenë një përmbushje, një hap i veçantë në karrierën e saj e jo vetëm.

Emira Zenelaj, arkitektja që luan me dritën dhe fotografon imazhet

Pasioni, kureshtja që arkitektja kishte mbi dritën, ishte motivi dhe shtysa e parë për Emirën. Duke luajtur me dritën hijet e saj, duke lënë vend për interpretim apo edhe personalizim të imazheve, çdokush që e sheh fotografinë gjen pak nga vetja !

Emira Zenelaj, arkitektja që luan me dritën dhe fotografon imazhet

"Ti nuk shkrep thjesht një fotografi nëpërmjet një aparati. Ti vendos në fotografi të gjitha imazhet që ke parë, librat që ke lexuar, muzikën që ke dëgjuar, dhe personat që ke dashuruar" kështu do të shprehej Ansel Adams një nga fotografët më të njohur të peizazheve bardhë e zi e arkitektja Emira Zenelaj përmes 23 fotografive të realizuara në momente të ndryshme të lindjes së diellit duket se ka shprehur të gjithë UNIN e saj.

Emira Zenelaj, arkitektja që luan me dritën dhe fotografon imazhet

Subjektet që ka zgjedhur nuk janë të rastësishme. Ajo i njeh mirë këto të fundit dhe evolucionin e tyre. Kjo gjë e ka ndihmuar të nxjerrë në pah një anë të tyre që mbase nuk e dinë që e kanë, një feminitet që në kushte të caktuara ka një tjetër dimension.

Emira Zenelaj, arkitektja që luan me dritën dhe fotografon imazhet

Loja e dritës e ndërthurur me  subjektin femëror, krijon  një atmosferë të ngjashme me realizmin magjik. E nëse PHOS do të thotë dritë në greqishten e lashtë, e sigurt që gjithkush që viziton ekspozitën do e gjejë dritën që i buron së brendshmi! Arti i Emirës do ju ndihmojë.

Emira Zenelaj, arkitektja që luan me dritën dhe fotografon imazhet

Horoskop