Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Kjo recetë u përgatit nga Papare ???? Mirela Andoni
Tani është fiks periudha që fillojnë kajsitë, por nëse vendosni t’i bëni ëmbëlsirë merrni përsipër riskun që mund të jenë edhe të tharta, kështu që rezultati nuk është gjithmonë ai që prisni.
PËRBËRËSIT:
4 vezë
200 g sheqer
100 ml qumësht
150 g gjalpë
300 g miell
1 pluhur pjekës
Aromë bajame
15 kajsi
2 lugë sheqer
1 lugë gjalpë
PËRGATITJA: Rrahim vezët me sheqerin dhe shtojmë gjalpin e tretur edhe qumështin. Më pas shtojmë miellin bashkë me pluhurin pjekës. Shtrojmë brumin në tavë dhe sipër vendosim kajsitë. Sipër këtyre të fundit shtojmë sheqer edhe copa gjalpi. Pjekja me 180 gradë në furrë të parangrohur për 40 minuta. Ju bëftë mirë!
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...