Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Pas përjetimit të Covid-it, janë të shumtë qytetarët që ankohen se nuk ju është rikthyer ende nuhatja, ose edhe më keq se nuk nuhasin dot asnjë aromë, e të tjerë që ju ka ikur shija. Klodiana Zaharia, mjeke ORL në poliklinikën qendrore në Tiranë, thotë se më të shumtat raste të humbjes së nuhatjes janë evidentuar te moshat e reja dhe ato të mesme.
Vetë mjekja pohon se nuk i është rikthyer plotësisht nuhatja, edhe pse ka eksperimentuar jo pak te vetja me kura medikamentoze për rikuperimin e nuhatjes. Një tjetër problematikë që i faturohet virusit Sars Cov 2 është edhe prekja e aparatit të dëgjimit. Sipas ekspertes ORL, në disa raste prekja nga Covid-19 ka çuar deri në shurdhëri të plotë.
“Kemi akoma pacientë që kanë mbi 6 muaj që e kanë kaluar, nëse kanë pasur një tendencë të rënies së dëgjimit, tani vijnë me humbje totale të dëgjimit. Goditet nervi fundot i nuhatjes, shijes dhe dëgjimit”, thotë ajo.
Mjekja këshillon që të mos tentohet rikuperimi i menjëhershëm post Covid, pasi pasojat multiorganike dhe shqisore të lëna pas nga virusi kërkojnë kohë, ndërsa një pjesë e dëmtimeve mund të jenë edhe të parikuperueshme./News24/
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...