Santa Style 21 Maj 2021

Bukuria NATYRALE mund të arrihet fare lehtë, 7 vajzat më IN të Tiranës na e zbuluan në këtë event

Santa Style

Pas një jave të gjatë e frenetike, gjithçka çfarë duam është një oazë relaksi, me dhe për veten. Një banjë çlodhëse, një trajtim duarsh dhe këmbësh apo një maskë ripërtëritëse që sjell ngjyrat e aromat e natyrës në fytyrën dhe trupin tuaj, janë nga ato kënaqësi të vogla e të mëdha që marrin jetë nën vulën e OLIVOS, brand-it ndërkombëtar të prodhimit të produkteve të kujdesit vetjak 100% natyrale. OLIVOS gjendet prej dy vitesh në tregun shqiptar, duke ju ofruar klientëve vendas dhe jo vetëm, produkte të pasura me vitamina, vaj ulliri 100% ekstra të virgjër, që nuk përmbajnë asnjë element sintetik apo artificial.

OLIVOS dhe Bamboo SPA Hammam bënë bashkë në ambientet e Hotel Rogner 6 vajzat më IN të kryeqytetit në atë që mund të quhet një pasdite e vërtetë kënaqësie, SPA DAY.  Iva Tiço, Fjodora Fjora, Odeta Banushaj, Sarah Berisha, Era Gjoni dhe Xhoia Dumi u përkëdhelën me produkte organike, frymëzuar nga tradita e hershme e prodhimit të sapunëve, shampove dhe tonikëve që nga koha e mbretëreshës Kleopatra.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olivos Beauty & Care®️ (@olivos_beauty_care)

Një tjetër detaj që i dallon produktet OLIVOS është edhe paketimi elegant, që të tërheq që në momentin e parë që i ke në dorë.

Hammami, banjoja më e famshme turke në të gjithë botën, është një eliksir i vërtetë për lëkurën pasi eliminon të gjitha toksinat nga trupi.

Pas hammam-it, sekreti për të vijuar ditën plot energji, me lëkurë të shëndetshme dhe plot shkëlqim gjendet tek Olivos Collagen Shower Gel.

Zhytuni në botën e zanave me sapunin pluhur "FAIRY DUST", i cili i shton ujit të gjithë ushqyesit e nevojshëm për të pastruar thellësisht lëkurën, eliminon qelizat e vdekura duke e hidratuar atë si asnjë produkt tjetër.

Mund të përdoret në vaskë gjatë seancës të një pedikyri apo manikyri.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor