Shtepia 19 Maj 2021

Pastroni dhe higjenizoni enët #LikeABosch

Shtepia

Dreka mbaroi. Tani është koha e pastrimit, dhe për këtë lavastoviljet janë opsioni më i mirë, më i lehtë dhe më i shpejtë. Po pse larja me lavastovilje është zgjedhje më e mirë se larja tradicionale me dorë? Ende ka mosbesim për efiçencën e përdorimit të lavastoviljes, por studimet tregojnë rezultate surprizuese. Lavastovilja kursen kohë, mundim, energji elektrike dhe ujë dhe për më tepër siguron larje të mahintshme dhe higjenike. Më poshtë po listojmë disa nga arsyet pse lavastovilja është ajo që i duhet familjes tuaj.

1. Më shumë higjenë

Edhe pse nuk e mendojmë gjatë, sfungjerët me të cilët lajmë enët mund të mbajnë papastërti dhe mikrobe. Lavastovilja i lan enët me anë të ujit të nxehtë. Lavastoviljet Bosch kanë zhvilluar një opsion të ri të quajtur HygienePlus (i pranishëm në modelet e reja) i cili është një funksion antibakterial pastrimi i cili mundëson higjenë maksimale duke eleminuar 99.9% të mikrobeve. Kjo arrihet me anë të larjes dhe shpëlarjes së enëve me ujë në temperaturë deri në 70°C, për një kohëzgjatje deri në 10 minuta. Kjo ndihmon sidomos në rastet kur keni fëmijë të vegjël në familje apo pjestarë të cilët vuajnë nga alergji të ndryshme.

2. Pastron edhe njollat më të vështira dhe depërton edhe në cepat që janë të vështirë për t’u arritur

Një pjatë me lazanja është padyshim e shijshme dhe fshihet nga pjata për 5 minuta, por larja e tepsisë do dojë pak më shumë kohë apo jo? Për të mos përmendur mundimin për të hequr me tel mbetjet e ngrira nëpër cepa. Por ky nuk është një problem për lavastoviljet Bosch.
Ato janë në gjëndje të heqin edhe mbetjet më të vështira me anë të ujit me presion të lartë. Mos harroni të hidhni mbetjet në koshin e mbeturinave dhe puna juaj ka mbaruar. Edhe enët e tjera si gotat e verës, biberonat etj mund të lahen totalisht me ndihmën e një
lavastovilje pasi uji me presion është në gjëndje të depërtojë në çdo cep.

3. Më pak punë për ju

Lejoni lavastoviljen që të merret me larjen, kështu që ju do të kaloni më pak kohë në kuzhinë dhe mund të bëni gjërat që pëlqeni. Mendoni për rastet kur keni të ftuar në shtëpi. Pas këtyre drekave apo darkave enët janë vërtetë shumë. Do të ishte bukur që të fusni pjatat dhe enët e tjera në lavastovilje dhe të kaloni më shumë kohë me të ftuarit tuaj.

4. Kursen ujë

A e keni menduar ndonjëherë se sa ujë harxhohet kur lani enët me dorë në krahasim me larjen e tyre me lavastovilje? Do të surprizoheni vërtetë me rezultatin – larja me dorë kërkon 40 L ujë ndërkohë që larja me lavastovilje harxhon vetëm 6.5 L (për një lavastovilje plot). Kjo do të thotë se ju do të kurseni 33.5 L ujë duke ruajtur jo vetëm buxhetin tuaj por edhe mjedisin.

5. Kursen energji elektrike

Në disa nga modelet premium të lavastoviljeve, Bosch ka zhvilluar teknologjinë PerfectDry e cila përdor zeolite-in, një mineral i cili përthith lagështirën gjatë ciklit të tharjes dhe e transformon atë në ajër të ngrohtë. Ky proces ul konsumin e energjisë elektrike me 20%
krahasuar me lavastoviljet e tjera që kanë të njëjtin program. Për më tepër PerfectDry mundëson që edhe pjatat apo tasat plastikë tashmë të thahen totalisht në lavastovilje. 

Përfitoni nga uljet që Neptun ofron vetëm për lavastoviljet Bosch. Zgjidhni modelin që dëshironi duke klikuar në linkun më poshtë

https://www.neptun.al/promotion-details.nspx?promotion=164


Marka Bosch është e angazhuar në ruajtjen e mjedisit dhe në mbrojtjen e burimeve natyrore Fushata e tyre: Jeto duke respektuar mjedisin #LikeABosch ka në qëndër pikërisht këtë. Kështu çdo produkt që ata prezantojnë në treg është ndërtuar me këtë parim në mendje.
Prandaj edhe lavastoviljet Bosch përveç benefiteve të pastrimit efektiv dhe higjenik ju ndihmojnë që edhe ju të kujdeseni për mjedisin që ju rrethon duke kursyer ujin dhe energjinë elektrike.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor