Kujdesi per fytyren 7 Maj 2021

Gjithçka që duhet të dini për mënyrën se si ndikon metabolizmi juaj në jetëgjatësinë e botoksit dhe fillerave

Kujdesi per fytyren

Ne shpenzojmë kohë të konsiderueshme nga jeta jonë, mbingarkohemi me informacione të ndryshme se si të përshpejtojmë metabolizmin tonë, falë kulturës së dietave! - por kur bëhet fjalë për injeksionet, një metabolizëm i shpejtë mund të na kthehet në armik.  Trupat kanë norma të ndryshme të përpunimit të neurotoksinave dhe fillerave të acidit hialuronik dhe disa njerëz (të pafat) zbulojnë se rezultatet e injektimit të tyre zgjasin për një periudhë më të shkurtër kohe sesa tre-katër muaj tipikë për injektimin e parë dhe pesë muaj deri në dy vjet për të dytin (në varësi të formulës). Këta pacientë nganjëherë referohen si hipermetabolizues dhe nëse jeni një prej tyre, mund të ndiheni të irrituar me jetëgjatësinë e asaj që injektohet me shiringën tuaj. Në vijim unë do të shpjegoj arsyen se përse disa njerëz kalojnë nëpërmjet procedurave të Botox- it, Juvéderm- it, ose injeksioneve të tjera më shpesh se të tjerët dhe nëse ekziston një mënyrë për të ngadalësuar procesin e shkatërrimit të  metabolizmit.

Për të mësuar më shumë rreth këtyre procedurave, Living.al ka intervistuar mjeken Gera Tagani. Dr. Gera ka nisur studimet në mjekësi të përgjithshme në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më pas në Rotterdam, Hollandë. Masterin për mjekësi estetike e ka përfunduar në Londër në vitin 2017. Angazhimin profesional e ka ndarë në kohë mes Tiranës, SHBA, Stambollit, Londrës dhe Hamburgut. Aktualisht vijon specializimin për kirurgji plastike rikonstruktive duke ndarë kohën profesionale mes Los Angeles, SHBA-së dhe Shqipërisë.

Pse disa njerëz metabolizojnë neurotoksinat dhe fillerat e lëkurës më shpejt se të tjerët?

Masa muskulare dhe niveli i shkallës së stërvitjes së një individi zakonisht supozohet se luajnë një rol të rëndësishëm në kohëzgjatjen e efekteve të injeksioneve, por ne ende nuk i kemi përgjigjet me baza të forta mbi mënyrën se si ndikojnë saktësisht faktorët e metabolizmit. "Le ta pranojmë, të gjithë kemi parë pacientë aktivë, tek të cilët duket sikur fillerat nuk 'mbajnë' dhe aq mirë. Ne priremi të themi se ata me siguri i metabolizojnë ato më shpejt, por në të vërtetë nuk e dimë a është e saktë, ashtu siç ka edhe raste të njerëzve që kanë një metabolizëm të shpejtë, por fillerat i zgjasin shumë kohë. Shumica e ekspertëve mund të bien dakord se jetëgjatësia e fillerave tuaj ose neurotoksinës varet nga një përpunim kompleks individual i formulës që mund të jetë, ose jo i lidhur drejtpërdrejt me aftësinë se sa shpejt ju digjni kaloritë gjatë drekës suaj. 

Por, çfarë tjetër mund të jetë në lojë? 

Lloji, thellësia, masa molekulare dhe sasia e formulës së përdorur plus zonën në të cilën është aplikuar filleri, pasi zona shumë të lëvizshme, si buzët dhe vijat glabellare, furnizohen më shumë me gjak, pa anashkaluar burimet e stresit në jetën tuaj, duke përfshirë stresin psikologjik, mungesën e gjumit, pirjen e duhanit, mbipeshën, alkoolin e tepërt, pasivitetin fizik dhe rrezatimin ultraviolet.  Këto gjëra të gjitha i tarifohen trupit tuaj dhe ato mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti në mënyrën se sa efektive dhe se çfarë impakti kanë injektimet e bëra.

A mundet që një pacient të mbivlerësojë shpejtësinë me të cilën vepron një injeksion?

Nuk është e pazakontë që pacientët të kenë pritje joreale për fuqinë e qëndrueshme të injeksioneve të tyre. Unë shpesh shoh atë që quhet "domethënie e perceptimit", që do të thotë se perceptimi i pacientit si ai dukej më parë zhvendoset drejt imazhit të ri, diuke bërë të mundur kështu që ai me të vërtetë të harrojë se si ka qenë.  Ndryshimet e peshës trupore, veçanërisht kur yndyra e përgjithshme në trup zvogëlohet, gjithashtu mund të ketë një ndikim në mënyrën se si ndikojnë fillerat te ne. 

Për të patur një ide sa më të qartë mbi mënyrën se si trupi juaj po adopton neurotoksinën apo fillerin dhe nëse po bëheni të verbër ndaj efekteve të saj, bëni foto ose video të lëvizjes së fytyrës para takimit tuaj dhe më pas çdo javë në mënyrë periodike. Është e rëndësishme të mbani mend se rezultatet gjithmonë vijnë në mënyrë graduale, jo menjëherë. Rezultatet e botoksit të ditës së parë nuk janë të njëjtat me rezultatet e ditës së 60-të. Edhe kur aplikojmë fillera, efektet e të cilit kanë një kohëzgjatje dy-vjeçare, pacienti mund të ketë ende nevojë për trajtime suplementare, të cilat shërbejnë për të mirëmbajtur veten vit pas viti, me qëllim që rezultatet të jenë sa më të dukshme dhe natyrale me kalimin e kohës.

Si për analogji, trupi jonë ngjan me një motorr i cili herë pas here ka nevojë të furnizohet me karburant që të lëvizë përpara e të mirëmbahet. Por kjo nuk do të thotë që ne duhet të presim që depozitat tona të boshatisen përpara se ne të na bjerë ndër mend ti mbushim ato përsëri. Pra ne duhet të kujdesimi vazhdimisht për veten, duke e parë trupin tonë si një mekanizëm në evoluim dhe duke dashur çdo pjesë të tij.

A mund të metabolizohen disa neurotoksina ose fillera më shpejt se sa të tjerët?

Për fillerat, përgjigjja është po, por zakonisht vjen si rezultat i ndryshimit të formulave të tyre dhe jo si rrjedhojë i markave apo produkteve të ndryshme.  Fillerat me bazë acid jo hialuronik, duke përfshirë Bellafill, Sculptra etj, kanë një kohëzgjatje më të madhe; megjithatë, këto kanë tendencë të përdoren për humbje më të konsiderueshme të vëllimit dhe nuk janë të kthyeshme, ndryshe nga injeksionet e bazuara në Acidin hialuronik.

Këshilla më të shpeshta jepen për zonat më dinamike, buzët, pjesët nazolabiale dhe faqet - që trajtohen zakonisht me fillera të acidit hialuronik. Për to është mirë të kaloni në një formulë tjetër me një lloj bashkimi më kompakt. Madhësia e grimcave dhe lidhja e tërthortë e molekulave HA, ndikon në kohëzgjatjen e fillerit. Sa më e madhe të jetë grimca dhe sa më shumë të jetë e ndërlidhur, aq më shumë zgjat produkti, sepse aq më gjatë ju nevojitet hyaluronidaza juaj natyrale për të prishur mbushësin e injektuar. 

Restalyne Silk, për shembull, zgjat rreth gjashtë muaj; Juvéderm Ultra XC dhe Ultra Plus XC mund të qëndrojnë deri në 12 muaj; dhe Juvéderm Vollure, Volbella XC dhe Voluma mund të zgjasin nga një deri në dy vjet.

Kur bëhet fjalë për neurotoksinat - që do të jenë Botox, Xeomin, Dysport dhe Jeuveau - ju mund të shihni rezultate pak më afatgjata kundrejt të tjerëve, por përgjithësi, ndryshimi është i vogël.

A nuk do të na ndihmonin ushtrimet fizike që fillerat dhe neurotoksina të zgjasin më shumë?

Mjekët zakonisht rekomandojnë që pacientët ti përmbahen ushtrimeve intensive për tre ditë pas injeksioneve të fillerave në mënyrë që t'u japin atyre kohën e mjaftueshme për t'u mirëpozicionuar dhe për të mundësuar magjinë e tyre, por pas kësaj, konsensusi i njohur është që të rifillojnë ushtrimet si zakonisht me ritëm të zakonshëm. Nuk ka asnjë provë që vërteton se ushtrimet e tepërta kontribuojnë në shpërbërjen e fillerit. Mjekët paralajmërojnë se nuk ia vlen të humbasësh përfitimet shëndetësore, edhe nëse do qe e vërtetë. Në përgjithësi, unë mendoj se ju thjesht duhet të relaksoheni, të ushtroni dhe të lini Botox-in tuaj dhe mbushësit të punojnë për ju - mos punoni për injeksionet tuaja. Gjithmonë ka një shiringë tjetër, që ju pret.

A mund të ndihmojë zinku si kundërveprues i efekteve për një hipermetabolizues?

Një studim i vitit 2012 tregoi se zinku rriti kohëzgjatjen e efekteve të neurotoksinës me gati 30%. Mjekët me të cilët kam biseduar nuk kanë parë përfitime të mëdha për marrjen e tij. Vite më parë, njerëzit shfaqën interes të lartë për një shtojcë të quajtur Zytaze e cila pretendohej se ndihmonte në kohëzgjatjen e efektit të toksinës, por e gjitha kjo nuk zgjati shumë dhe produkti nuk pati kërkesa të larta në treg, për faktin e thjeshtë se pacientët nuk panë efekte domethënëse.

Sidoqoftë, zinku është i shkëlqyeshëm për gjumin, relaksimin muskulor dhe lodhjen, funksionin imunitar dhe metabolik dhe shërimin e plagëve.  Pra, nëse doni ta provoni, mund ta bëni vetëm pasi të jeni konsultuar me mjekun tuaj për të patur përfitime të tjera, të paktën.

Ju mund të jeni në gjendje të mbani neurotoksinën ose fillerin tuaj për një kohë më të gjatë, nëpërmjet një jete të shëndetshme, gjumi të mjaftueshëm, vendosjen e kremit kundër diellit dhe uljen e stresit, por nuk ia vlen të stërmundoheni me stërvitje për të rregulluar jetën tuaj. Do t’ia vlente të provonit një produkt me më shumë jetëgjatësi (nëse është një opsion), duke konsideruar një zgjidhje më të përhershme kirurgjikale, ose thjesht të bëni paqe me veten duke bërë takime më të shpeshta me profesionistët, me qëllim përkujdesjen dhe mirëmbajtjen e vetes tuaj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor