Showbiz 3 Maj 2021

Pas Cardy B dhe Beyonce, një tjetër yll vishet nga stilisti shqiptar

Showbiz

Fustani me të cilin shkëlqeu Chrissy Teigen në  “Global Citizen VAX LIVE Concert” në Inglewood ishte i Valdrin Sahitit. Ajo ishte e shoqëruar nga vajza e saj, Yuna. Fustanin ngjyrë portokalli të koleksionit të vitit 2020 të Valdrin Sahitit e kishte kombinuar me një palë sandale Giusepe Zanotti. Padyshim që kjo veshje nuk i shpëtoi vëmendjes së publikut.

Beyonce nuk është as e para, as e fundit nga yjet botëror që zgjedh krijimet e stilistit shqiptar. Emri i tij po bëhet gjithmonë dhe më i dëgjuar dhe po preferohet nga emra të rëndësishëm të shoëbiz-it botëror, mjafton të përmendim Cardi B, Kelly Rowland, Iskra Lawrence etj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor