Astroliving 3 Maj 2021

Horoskopi i muajit maj: PESHORJA dhe AKREPI

Astroliving

Nga PAOLO FOX

PESHORJA: Nëse punoni në një firmë me shumë departamente, duhet të mbroheni nga ata që duan t'ju zënë vendin dhe të mos ngurroni të shprehni mendimin tuaj. Ndonëse muajt e fundit ka pasur shumë ndërlikime dhe rivalitet, tani loja do të kthehet në avantazhin tuaj. Mund të mbyllen kompani, por edhe ky do të jetë lehtësim. Ata që punojnë si vartës, prej muajsh po mundohen të rezistojnë, ose në punën tuaj ka pasur shkurtime që ju kanë përfshirë edhe ju. Do të ketë ndryshime rolesh për vartësit. Sigurisht që stresi ka qenë më i madh se rezultati ose fitimet, pasi mund të mos rinovoni një kontratë. Ju këshillohet të mendoheni mirë para se të përfshiheni në situata të gabuara.

Edhe në dashuri do t'ju ecë më mirë. Marrëdhëniet e lindura gjatë muajve të fundit kanë avantazhet e veta. Nëse pas gjithë këtij mundi dhe lodhjeje, lidhja juaj ende reziston, do të thotë se është shumë e fortë. Nuk duhet të ushtroni shumë presion në fushën sentimentale, pasi me afrimin e fundit të vitit, situata do të përmirësohet. Do të çliroheni nga çdo problem. Ndaj nëse i jepni fund një lidhjeje tani, mund të pendoheni!

Në marrëdhënie me fëmijët, ata që kanë, do të kenë gjithnjë ndonjë dyshim të vogël ose ndonjë mosmarrëveshje. Pas një fillim viti me shumë impenjime, do t'ju duket sikur do të çliroheni nga një peshë. Sigurisht, vendimet janë përherë të vështira për t'u marrë, sidomos për peshoren që i do të gjitha, por kur bëni një zgjedhje, duhet të hiqni medoemos dorë nga diçka tjetër. Nëse si pasojë e mbingarkesës keni hequr dorë nga liria juaj, mundohuni ta gjeni sërish atë, sepse jeni shenjë ajri.  

AKREPI: Është ende e paqartë trajektorja juaj profesionale, pasi po prisni prej kohësh një lajm që nuk ju vjen. Kush ka ndryshuar zyrë ose bashkëpunëtorë, është në pritje të një ngritjeje në detyrë. Janë muaj të rëndësishëm për të realizuar disa projekte të rëndësishme. Sepse që nga data 13 do të zgjidhet edhe ndonjë mosmarrëveshje profesionale. Në përgjithësi është muaj i mbarë për të vazhduar me diskutime ose marrëveshje. Nëse duhet të diskutoni një kontratë, ndoshta është pak shpejt, por me kujdesin e duhur, asgjë nuk është e pamundur.

Do të jetë muaj rikuperimi edhe për sa i takon gjendjes sentimentale. Pjesa e dytë e majit jua shton dëshirën për të bërë dashuri, për të jetuar situata intriguese dhe më datë 25 do të keni një takim special, ose do të merrni një vendim që ka lidhje me familjen. Nuk është rastësi nëse po jetoni një lidhje në formën e miqësisë, pasi me gjasa sapo jeni ndarë dhe nuk doni të vuani si në të shkuarën. Prindërit e kësaj shenje janë shumë posesivë për fëmijët e tyre, por kujdes të mos e teproni. Për zemrat e vetmuara, vera do të jetë stina ideale.Ata që janë ende vetëm duhet të kenë durim.

Në gjysmën e dytë të muajit do të keni një energji të mirë. Kura, terapi dhe iniciativa që kanë lidhje me mirëqenien do të nxiten nga yjet dhe momenti më i mirë për t'i nisur këto do të jetë pas datës 25. Do të zvogëlohen edhe shqetësimet dhe ndjesia e pasigurisë.   

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor