Astroliving 3 Maj 2021

Horoskopi i muajit maj: LUANI dhe VIRGJËRESHA

Astroliving

Nga PAOLO FOX

LUANI: Maji nuk është muaji i ndarjeve përfundimtare. Gjithsesi, mund të shfaqet ndonjë krisje e vogël në marrëdhëniet profesionale, të cilat nëse nuk riparohen në kohë, brenda fundit të vitit mund t'ju detyrojnë të kërkoni një punë të re. Gjatë dy javëve të para të muajit do të bënit mirë të shmangni çdo shpenzim të tepruar, edhe pse datat 6 dhe 7 do të kenë më shumë shpenzime nga ç'parashikonit. Mund të jetë pikërisht nevoja për të fituar më shumë që do t'ju detyrojë të bëni një zgjedhje profesionale, të mbyllni situata që nuk ju nxjerrin kurrkund dhe të krijoni mundësi të reja! Do të keni takime, evenimente dhe provime. Në maj, të rinjtë do të përballen me prova të ndryshme që do të jenë më të lehta për t'u përballuar pas datës 20.

Ndjenjat do të rikthehen të zjarrta, ndaj duhet të jepni maksimumin. Nëse ju intereson dikush, është momenti i duhur për ta njohur. Takimet e reja do të jenë edhe më të lehta nga data 11. Nga data 20 duhet të prisni më tepër. Të premten, më datë 22, dhe të dielën, më datë 24, duhet të bëni një zgjedhje dashurie. Sigurisht që në këtë periudhë nuk është mirë të izoloheni. Kush ka nisur një histori në muajt e fundit, duhet ta vazhdojë pa u menduar gjatë.

Do të keni vonesa të vogla për shitje ose kontrata që do t'ju shkaktojnë njëfarë bezdie. Në disa ditë të muajit, sidomos deri më datë 11, mund të keni pak luhatje humori, të ndieni pak nervozizëm pa motiv dhe s'do të mungojnë momentet e shpërthimit. Kush është në krizë ose në siklet, bën mirë të ndalet pak.  

VIRGJËRESHA: Ka ardhur çasti i duhur që të tregoni veten. Ditët deri më datë 11 janë të rëndësishme, sidomos për ata që kanë nuhatje biznesi ose duan të kenë ngritje profesionale. Do të vazhdojnë transformimet e mëdha që kanë nisur në fillim të vitit, por tani ka një ngadalësim të vogël. Sigurisht, asgjë me rëndësi. Por në mes të majit dhe qershorit duhet të mbyllni disa marrëveshje. Nuk duhet të zemëroheni ose të zhyteni në të thella nëse maji ofron pak mundësi pune. Nuk mund të jeni përherë në majë. Mundohuni të shqyrtoni sërish disa zgjedhje, ose të flisni me shefin për programet e vjeshtës. Mund të keni ndonjë pakënaqësi pas datës 11.

Kush nuk do ta gjejë dashurinë këto ditë, do të zhgënjehet, pasi ajo çka mund të prisni nga partneri mund të jetë diçka ndryshe. Mund të ndodhë ndonjë pendesë në dashuri. Fatmirësisht, është vetëm një periudhë kalimtare. Mundohuni t'u jepni kohë atyre që keni pranë, që të kenë mundësi t'ju tregojnë sa ju dashurojnë. Ju pëlqen të vendosni rregull në jetën e të tjerëve, keni përherë një sjellje edukatori, ndaj nuk jua marrin përherë parasysh sugjerimet. Mund të lindin edhe mosmarrëveshje në çift.  

Lodhja dominon shenjën tuaj dhe do të pasqyrohet edhe në dashuri. Gjithsesi, këshillohet që sidomos në 8 ditët e fundit të muajit të mos stërmundoheni, të mos i kundërviheni askujt, t'i shkarkoni tensionet para se të futeni në shtëpi. Nëse gjatë ditës mbani qëndrime që mund të krijojnë acarime, gjeni një terapi të mirë.  

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor