Ëmbëlsira 2 Maj 2021

Petë sfoliatë me krem dhe fruta

Ëmbëlsira

Receta u përgatit nga Papare_thebeautyofsmallthings

Ja maji erdhi përsëri dhe nuk mund të niste më bukur. E keni menduar një ëmbëlsirë për fundjavën e pashkës dhe muajin e ri? Ja një ide e thjeshtë dhe plot shije: PETË SFOLIATË ME FRUTA DHE KREM.

PËRBËRËSIT: 1 petë sfoliatë, 500 ml qumësht, 1 vezë, 1 lugë miell, 1 lugë niseshte, 4 lugë sheqer, vanilje, 100 g çokollatë, luleshtrydhe dhe çokollatë për pjesën lart.

PËRGATITJA: Petën sfoliatë e prisni në formën e vezës, pjesët që mbeten i përdridhini edhe i ngjisni me të bardhë veze anash vezës sfoliatë. E shponi me pirun dhe në furrë me 180 gradë për 15- 20 minuta. Në tenxhere vendosni qumështin, shtoni sheqerin, vaniljen, miellin, niseshtenë dhe vezën. E rrihni derisa të bëhet një masë dhe e vendosni për t’u zier gjithmonë duke e trazuar derisa të vlojë e të trashet. E hiqni nga nxehtësia edhe shtoni çokollatën e copëtuar, e trazoni derisa të tretet. E vendosni në tas dhe sipër e mbuloni me plastmas kuzhine që mos krijojë cipë. Pasi të ftohen të dyja, me kremin mbushni vezën edhe sipër e zbukuroni me luleshtrydhe dhe çokollatë. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor