Tendencat e fundit te modes 29 Prill 2021

5 kombinime me funde lëkure që ‘fashionistet’ sugjerojnë për pranverën

Tendencat e fundit te modes

E dini ku është bukuria e sistemimit të gardërobës në këtë periudhë? Që më në fund mund t’i palosim streçet e getat për të nxjerrë më në fund këmbët e zhveshura dhe të realizojmë ato kombinime që nuk mundeshim t’i bënim gjatë muajve të ftohtë.

Nga fundet midi me lëkurë në ngjyra të ndryshme të cilat mund të jenë një zgjedhje shumë e mirë edhe për në zyrë, tek ato ‘total black’, prfekte për kohën e lirë të kombinuara me një palë atlete ose çdo këpucë tjetër të sheshtë.

Nëse jeni në humor për eksperimentime ‘fashion’, por nuk dini nga t’ia filloni dhe keni nevojë për një frymëzim të shëndetshëm, ja disa ide nga të cilat mund të inspiroheni këtë pranverë....Revista e modës Grazia.it ka krijuar për ju 5 kombinime mix&match me funde prej lëkure që janë vërtet të thjeshta për t’i kombinuar. Le t’i zbulojmë së bashku...

1. Fund mini trapez + T shirt pambuku + çantë Camera në versionin mini + çizme Biker

2. Fund me kopsa para + këmishë e bardhë + çantë shoper me aksesor + këpucë leopard me takë të shkurtër dhe të hollë

3. Fund pencil rozë + pulovër kashmir me mëngë të shkurtra + mini çantë lëkure + sneakers të bardha

4. Fund mini ngjyrë bordo + këmishë e kaltër pambuku + çantë dore me dorezë + këucë stileto slingback me vija

5. Fund lëkure ‘portofol’ + kanatiere e bardhë pambuku + çantë shopping + sandale me rripa shumëngjyrëshe

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor