Kujdesi per trupin 16 Prill 2021

Çfarë duhet të hani gjatë muajit të Ramazanit që të bini nga pesha, por dhe të kujdeseni për shëndetin

Kujdesi per trupin

Janë plot 30 ditë ushqim i programuar, ndaj të gjithë myslimanët janë gati për të bërë një sakrificë tjetër në këtë muaj agjërimi. Mjekët këshillojë që duhet të keni kujdes me dietën gjatë Ramazanit.

Drejtori i Shëndetit Publik në Samsun, Turqi, Dr. Mustafa KasapoÄŸlu, paralajmëroi se konsumi pa kujdes i ushqimit gjatë Ramazanit mund të çojë në shumë probleme shëndetësore që lidhen me stomakun dhe zorrët.

"Gjatë Ramazanit, njerëzit ulin sasinë e ushqimit që i japin trupit dhe ngadalësojnë në këtë mënyrë metabolizmin. Gjëja e parë që duhet të bëni është të ndihmoni që metabolizmi të kthehet dalëngadalë në normalitet",- thotë Dr. KasapoÄŸlu.

Po cilat janë ushqimet më të mira gjatë muajit të sakrificës?

Sipas dietologëve, nëse vërtet dëshironi që të humbni peshë gjatë kësaj periudhe të vitit, këshilla më e mirë është të keni kujdes sidomos me ushqimet me shumë yndyrë dhe të skuqurat.

Ushqimet më të mira janë:

Frutat dhe perimet

Buka, çerealet dhe patatet

Mish pule dhe peshk

Produktet e qumështit, qumësht dhe djathë

Ushqimet pa yndyrë dhe pa sheqer

Ushqimet që duhen shmangur

Ushqimet e pjekura shumë – patate të skuqura, mish i pjekur, si edhe produkte brumi

Ushqimet me yndyrë dhe nivel të lartë sheqeri - ëmbëlsirat me sherbet

Ushqime të gatuara me yndyrë të lartë – salcat me shumë vaj dhe pasta të yndyrshme

Alternativa të tjera të shëndetshme

Kryesisht ushqimet e pjekura në furrë janë një alternativë e mirë

Ushqimet gjysmë të bëra, si perimet që tiganisen për disa minuta

Mish pule i pjekur në furrë, peshku është gjithashtu një alternativë e suksesshme, sepse ruan edhe aromën dhe shijen e ushqimit.

Burimi: Class

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor