“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Në mbrëmjen e 14 prillit, qielli do t’ju bëjë një dhuratë të vogël. Po, sepse Venusi, planeti i së bukurës dhe joshjes do të kalojë në Dem duke fituar forcë, madhështi e duke ëmbëlsur ndjenjat e zodiakut. Në fakt, deri në 19 maj, kjo harmoni do t’i japë një dorë të gjithë shenjave zodiakale për t’i jetuar më mirë gjërat, çdo çast, çdo detaj.
Dashuria do të kthehet në diçka normale, gjërat do t’.ju vijnë sponatanisht duke përmirësuar perceptimin tuaj të momentit. Sigurisht, shenjat më të ndikuara nga kjo bukuri pranverore do të jenë ato më të lidhura me Venusin si Demi, Gaforrja, Peshqit dhe Peshorja (që bën paqe me planetin e saj), kurse Virgjëresha dhe Bricjapi do të dinë të pranojnë miqësinë venusiane për të përmisuar prakticitetin e tyre, por edhe për të shijuar më shumë të tashmen, për të mirëpritur çdo ftesë për diçka të bukur.
Sfida të reja, me shije venusiane do të ketë edhe për Ujorin, Luanin dhe Akrepin që do të kenë mundësinë të ndërtojnë pakte të reja me njerëz dhe situata të ndryshme, të përmirësojnë çdo gjë duke treguar impenjim më të madh. Dashi do të ndihet më pranë njeriut që do dhe ndoshta do të sillet në një mënyrë më të lehtë, kurse Binjakët do të përqëndrohen në gjërat konkrete duke lënë mënjanë ëndrrat deri në ditët e para të majit. Shigjetari nga ana tjetër, do të kujdeset për veten dhe mirëqenien, duke pasur shumë fat.
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...