Astroliving 7 Prill 2021

Nga planeti udhëheqës tek mantra e jetës, gjithçka që duhet të dini për të lindurit në shenjën e Dashit

Astroliving

Ndodh që njerëzit e lindur në këtë shenjë ndonjëherë të paragjykohen se janë shumë të drejtpërdrejtë dhe janë të parët që nisin debatet. Por, e vërteta është se ndryshe nga shumë të tjerë, ata kanë guximin për t'ua thënë gjërat në sy. Kështu, që për të krijuar më mirë një ide se ç'do të thotë vërtetë të jesh DASH, po ju tregojmë karakteristikat unike që e bëjnë Dashin shenjën më të mirë të zodiakut.

Elementi juaj është: Zjarri. Shenjat e zjarrit, Dashi, Luani dhe Shigjetari, janë krijuese dhe fizikisht tejet aktivë. Zjarri është parimi i vullnetit në punë, forca jetësore që na frymëzon të ngrihemi e të vazhdojmë përpara pavarësisht pengesave. Njerëzit e lindur nën këtë element tentojnë të jenë të orientuar drejt veprimeve dhe jo fjalëve. Ata janë optimistë dhe liderë të lindur.

Planeti juaj është: Marsi. Marsi është planeti i luftës, dëshirave, agresionit dhe konkurrencës. Tingëllon frikshëm, por këto janë cilësitë që ju bëjnë unikë.

Simboli juaj Brirët e dashit ,që simbolizojnë shkathtësinë dhe agresionin, si dhe qasjen "kokë më kokë" për zgjidhjen e problemeve.

Fraza që ju drejton jetën: "Unë jam".

Mantra juaj: Ngadalë

Tiparet më të mira: Dashi është i pavarur dhe krijues. 

Tiparet më të këqija: Anët negative të Dashit mund të përkthehen në egoizëm, padurim dhe temperament të shpejtë. Ata kërkojnë shumë pavarësi dhe mund të bëhen nervoz nëse të tjerët përpiqen t'i kontrollojnë ato. Ata duan të jenë bosët e tyre, por kjo nuk do të thotë se ata gjithmonë mbajnë përgjegjësi.

Karriera:  Dashi është udhëheqës i lindur  dhe priret të jetë sipërmarrësi i zodiakut. Ata shkëlqejnë në biznese, sport dhe mjekësi. Një paralajmërim: Ata janë më të mirë në fillimin e projekteve të reja sesa në zhvillimin e tyre të mëtejshëm. Ndaj dashi është për idetë, punën duhet ta bëjë një shenjë tjetër .

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor