Aktualitet
Autoriteti Ndërkombëtar i Fluturimeve ka bërë me dije se prej protestës së punonjësve kontrollorë të AlbControl në Aeroportin e Rinasit ka bërë që të gjitha fluturimet e ditës së sotme, gjithashtu ulje-ngritjet avionëve të bllokohen.
Ky bllokim do të jetë në fuqi deri ditën e nesërme, në orën 10:00. Bllokimi vjen pas dështimit të marrëveshjes mes ministres Belinda Balluku dhe punonjësve të cilët sot i kanë lënë kullat bosh. Punonjësit kërkojnë që të marrin pagat e vendosura para pandemisë si dhe një sërë kërkesash të tjera.
– Rikthim i kolegëve në punë për të cilët pretendohet se janë hequr padrejtësisht;
– Shfuqizim i vendimeve të bordit;
– Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;
– Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;
– Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.
Vitin e kaluar bordi i AlbControl i uli pagat me 62% për 65 kontrollorët.
Njoftohet gjithashtu se edhe tek mbikalimet nuk do të ketë punonjës për të njoftuar nëse qielli është i lirë për avionët ose jo.