Shëndeti i gruas 6 Prill 2021

6 arsye pse vagina mban erë të pakëndshme sipas gjinekologëve

Shëndeti i gruas

Vagina nuk supozohet të mbajë erë trëndafil, por ka disa raste kur vërtetë aroma nuk konsiderohet “normale”. Faktorët e jashtëm si djersa, materiali i të brendshmeve ashtu dhe faktorët e brendshëm si sëmundjet seksualisht të transmetueshme, bakteret apo luhatjet homonale mund të jenë përgjegjëse për aromën e pakëndshme aty “poshtë”. Më poshtë do të lexoni faktorët e jashtëm që ndikojnë në aromën e vaginës
1. Ushqime alkaline si shpargu, hudhra dhe erëzat e forta si kerri
Vagina zakonisht kanë një pH acidik, kështu që çdo ushqim ose produkt që ndryshon pH potencialisht do i ndryshojë dhe aromën.
2. Antibiotikët
Marrja e antibiotikëve mund të ndryshojë bakteret natyrale të vaginës, të shkaktojë infeksione maja dhe si rezultat t’u japë sekrecioneve një erë të rëndë karakterisitike.
3. Vitaminat
Vitamina B është ajo që mund të shkaktojnë arome të çuditshme “aty poshtë” veçanërisht nëse jeni duke marrë një mori të multivitamina.
4. Një gjendje e rrallë e quajtur trimethylaminuria.
5. Periodat
Vagina mund të ketë një shije më “metalike” pak para periodave për shkak të gjakut që përmban hekur.
6.Sekrecionet normale janë pa erë, por nëse ndjeni një aromë të rëndë, do të thotë që pH i vaginës suaj ka ndryshuar dhe numri i baktereve është shumuar. Ndryshimet në ngjyrë gjithashtu (e verdhë. Jeshile, si gri e errët) paralajmërjnë praninë e një infeksioni, por vetëm një gjinekolog mund ta përcaktojë se cfarë i shkakton këto ndryshime.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor