Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Sot kemi vendosur t'ju zbukurojmë tryezën dhe t'ju kënaqim të gjitha shqisat me një nga ëmbëlsirat më të njohura në të gjithë botën: tiramisù, krenaria e kulinarisë italiane dhe jo vetëm. Uarda Shahinaj, njohur ndryshe për ndjekësit e saj me emrin Addasall, ju propozon një variant fantastik që ka edhe shërbet brenda.
PËRGATITJA: Në një tas qelqi shtoni 5 kokrra vezë. 2 lugë gjelle sheqer dhe rrihini me mikser për disa minuta. Në një xhezve shtoni 30 ml ujë dhe 70 g sheqer, vendoseni masën një zjarr derisa të bëhet një tip shërbeti, të cilin do e shtoni tek masa e vezëve duke e përzier vazhdimisht. Rriheni mirë derisa të krijohet shkumë. Shtoni 500 g mascarpone dhe rriheni përsëri. E lëmë mënjanë dhe në një enë tjetër shtojmë 200 ml pana vegjetale të ftohur dhe e rrahim me mikser, bashkojeni me delikatesë me masën e mascarpone-s dhe vëzëve. Njomni biskotat Savoiardi me kafe, shtrojini në tave dhe mbulojini me krem. Në fund spërkatini me kakao dhe vazhdoni me shtresën tjetër të biskotave. Pasi të keni mbaruar lëreni në frigorifer për disa orë, pluhuroseni me kakao të hidhur pak para se ta shërbeni. Ju bëftë mirë!
View this post on Instagram
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...