Astroliving 2 Prill 2021

Horoskopi i muajit prill: UJORI dhe PESHQIT

Astroliving

Nga Paolo Fox

UJORI: Prilli është muaj i mbarë, karakterizohet nga ditë që janë në favorin tuaj. Studentët duhet të kenë parasysh se deri në fund të vitit duhet të kapërcejnë një sfidë. Do të harrohen debate të vjetra me kolegë, pasi u jeni larguar atyre që mendoni se ju bëjnë keq. Duhet të filloni të mendoni si do të jetë e ardhmja juaj gjatë muajve në vazhdim. Duke qenë natyrë që ju pëlqen të transformoni, mund ta konsideroni si periudhë stimuluese këtë.

Dashuria është intriguese në pjesën e parë të prillit, ndërsa në pjesën e dytë do të ketë disa luhatje. Nëse nuk shihni zgjidhje dhe polemikat shtohen, ruani qetësinë, pasi datat 19, 20, 21 dhe 22 do të karakterizohen nga konfliktet. Nëse pëlqeni dikë që është i/e lidhur ose që jeton në një qytet tjetër, do ta keni pak të vështirë ta bëni për vete, ose do t'ju bjerë në kokë për dikë që nuk përshtatet me ju. Çifteve u këshillohet gjetja e një kompromisi. Forma fizike paraqitet më e mirë në pjesën e parë të muajit, pasi pjesa e dytë do të jetë më e ndërlikuar. Pas datës 20 do të shtohen tensionet për shkak të konflikteve në familje ose me të njohur. Që të shmangni situatat stresuese duhet të ndaloni një moment dhe të qetësoheni. Data 26 do të karakterizohet nga mbingarkesë stresi për shkak të përgjegjësive.

PESHQIT: Gjatë prillit mund të lindin dyshime ose debate të vogla, sidomos në datat 15 dhe 16, gjatë tv cilave ju këshillohet të qëndroni larg ndërlikimeve. Prilli karakterizohet nga një volum i madh pune, ndaj do të ndieni njëfarë ankthi, por s'duhet të nxitoheni. Pavarësisht vështirësive, jeni më mirë se vjet. Duhet ta shfrytëzoni në maksimum këtë moment interesant, që e thekson edhe më shumë imazhin tuaj si njeri me peshë.

Pas datës 14, dashuria do të jetë sërish në plan të parë, edhe për ata që kishin vendosur të mos dashuronin më. Ditët pas datës 14 janë më të favorizuarat, por edhe më shumë ato pas datës 23. Nëse jeni vetëm dhe në kërkim të shpirtit binjak, pranoni ftesat. Ata që kanë pak kohë të martuar, po mendojnë të ndërrojnë shtëpi. Duhet të bëni kujdes nga tradhtitë me këtë horoskop kaq intrigues. Gjysma e dytë e prillit është idealja për rikuperim dhe është goxha interesante. Do të ndiheni më mirë falë kurave të një specialisti që do t'ju ndihmojë të zgjidhni një problem. Pas datës 19 do ta merrni veten edhe më shumë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor