Astroliving 2 Prill 2021

Horoskopi i muajit prill: LUANI dhe VIRGJËRESHA

Astroliving

LUANI: Nuk do të mund t'i zhdukni të gjitha problemet e punës, pasi do të jenë të natyrave të ndryshme. Ka nga ata që duan t'ia nisin nga e para, por s'munden. Ka edhe nga ata që drejtojnë një biznes dhe janë gjithë kohën nën presion. Ndërsa ata që janë vartës janë të detyruar të hiqen si të kënaqur, pasi ky nuk është viti i duhur për të bërë lëvizje të paparashikueshme. Që nga gjysma e vitit të kaluar, për shkak të një ndryshimi të papritur, nuk keni më qetësi. Bëni kujdes me çështjet ligjore. Bëni kujdes nga ndonjë goditje e ulët në datat 20 dhe 21.

Dashuria rikthehet protagoniste në dy javët e para të muajit. Ata që janë prej kohësh bashkë, nuk kanë dëshirë për një lidhje serioze. Ndaj kjo periudhë favorizon aventurat, njohjet, pasi falë kalimit të Mërkurit në shenjë në datat 4 dhe 19, të lindurit në shenjën e Luanit do të shprehen me më shumë pasion. Në marrëdhënie me fëmijët ose prindërit, së fundmi është vënë re ndonjë problem ose shqetësim. Pjesa e parë e muajit, sidomos datat 10 dhe 11, ju ofrojnë mundësinë t'i përballoni situatat në formë më të mirë fizike. Mund të ndieni pak lodhje ose tension pas datës 20. 10 ditët e fundit të prillit janë të tendosura, ndaj është më mirë të duroni, që fiziku të mos e ndiejë shumë lodhjen.  

VIRGJËRESHA: Pranvera ju ofron të përparoni, madje shumë. Ndaj nuk duhet të nënvlerësoni propozime dhe takime. Prilli është muaji i kontradiktave. Data 14 është intriguese. Gjatë datës 19 do të ndiheni më shumë energjikë. Ata që kanë një aktivitet, do të marrin një propozim interesant në fund të prillit. Çdo gjë duhet ta kryeni me shumë kujdes, por për fat, ju jeni natyra të matura.

Prilli rikthen ndjenjat, pasi në mars pati largime dhe heshtje. Projektet në çift do të mund të konkretizohen në gjysmën e dytë të muajit, sidomos pas datës 19. Ditët e fundit të muajit janë të favorshme edhe për çiftet që duan të bëjnë fëmijë. Marsi do të rikthehet në shenjën tuaj nga data 23. Mundësitë në aspektin personal do të jenë të pafundme. Datat 8, 9, 15 dhe 16 do të karakterizohen nga një lodhje e madhe, dhimbje zorrësh dhe acarim lëkure. Virgjëresha duhet të tregojë vëmendje për kujdesin ndaj lëkurës. Pas datës 19, deri më datë 30, nuk do të keni probleme dhe mund të filloni të mendoni për një rikuperim shumë të rëndësishëm. Nga data 22 mund të filloni regjistrimin në palestër, ose të planifikoni ndonjë përmirësim estetik.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor