Astroliving 2 Prill 2021

Horoskopi i muajit prill: BINJAKËT dhe GAFORRJA

Astroliving

BINJAKËT: Tani ndiheni të lirë të bëni atë që doni. Nëse keni një aktivitet tuajin, ky është momenti në të cilin do të ndiheni të plotësuar. Ndonëse është në varësi të profesionit që ushtroni, ky është muaji ideal për të ndryshuar dhe për të fituar më shumë. Periudha 5-19 prill është e duhura nëse doni të bini në sy.

Dashuria rikthehet shumë intriguese. Shumë mund të dashurohen brenda pak ditësh, krejt papritur. Kalimi i Venusit është më i favorshëm në 15 ditët e para të prillit. Do të tregoheni më mirëkuptues dhe do të falni më shpejt. Si pasojë e ndikimit të hënës, data 16 paraqitet interesante. Muaj i favorshëm për të filluar ndonjë kurë të dobishme. Veçanërisht 15 ditët e para të muajit janë interesante. Do të kontaktoni me njerëz që mund t'ju ndihmojnë për të zgjidhur një problem fizik. Fundi i prillit kërkon pak durim.

GAFORRJA: Do të rrezikoni shumë të debatoni në aspektin profesional. Duke qenë natyrë shumë emotive, nuk ju këshillohet të tregoheni të prerë kur flisni. Do të ketë nga ata që do të mendojnë të zhvendosen për punë, ose të kërkojnë një punë të re. Dy javët e para të prillit do të jenë shumë të paqarta. Ata që kanë rol drejtues, duhet të studiojnë një strategji të dobishme që do të sjellë përmirësime të dukshme.

Nëse po kaloni një lidhje problematike që nuk gjen qetësi prej muajsh, duhet të bëni kujdes gjatë dy javëve të para të prillit, që karakterizohen nga lodhja dhe nervozizmi. Datat 3, 4, 10, 11 dhe 18 janë shumë të rëndësishme. Mund të keni edhe frikën e një tradhtie nga partneri, ndaj ju këshillojmë të mos mposhteni nga ndjesitë negative. Emocionet tuaja në këtë periudhë janë shumë të rëndësishme. Kujdes nga historitë paralele, sepse vjen një çast dhe e vërteta zbulohet. Dy javët e para të prillit nuk janë shumë të mira as në aspektin fizik. Bëni mirë të tregoni kujdes kur shtohen kontradiktat, tensionet, si në familje, edhe në punë. Do ta merrni veten pas datës 9. Datë e favorshme për të filluar kura dhe për t'i kushtuar pak kohë vetes është data 23.   

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor