Astroliving 2 Prill 2021

Horoskopi i muajit prill: DASHI dhe DEMI

Astroliving

DASHI: Prej kohësh, ky është muaji juaj me fat, edhe për shkak të kalimit të Diellit në shenjën tuaj. Nga data 5 deri më 11 do të ndiheni më të fortë fizikisht. Situata paraqitet interesante dhe për ata që duan të kenë një aktivitet më të qëndrueshëm. Mund të gjeni zgjidhje për një çështje ligjore. Me gjasa do të keni ndryshim bashkëpunëtorësh, shefash, por gjithçka do të jetë në favorin tuaj. Për ata që kanë humbur punën që vjet, tani është çasti i artë që të fillojnë të kërkojnë.

Dashuria nuk mund të kalojë në plan të dytë në këtë muaj kaq të favorshëm për shenjën tuaj, ndaj ju këshillohet të izoloheni, ndonëse shenja e Dashit nuk shquhet për këtë. Nëse do të keni përballje me një ish-partner, do të jeni në avantazh, pasi do të keni në dorë frerët e situatës. Mund të diskutoni diçka më serioze me dikë që s'keni shumë që e njihni. Ditë e rëndësishme do të jetë data 11, kur të gjithë planetët do të jenë favorizues në shenjën tuaj. Në përgjithësi është muaj interesant dhe me ditë emocionuese që nga data 4. Të lindurit në shenjën e Dashit vuajnë shpesh nga dhimbja e kokës, ndaj mund të jetë momenti i duhur që të shkëputeni pak nga puna.      

DEMI:Nuk është e thënë të vazhdojë puna e kryer deri më tani, pasi ndoshta mund të dëshironi ju vetë të ndryshoni. Në periudha të tensionuara është e vështirë të vetëpërmbaheni, ndaj duhet të keni kujdes sidomos në datat 6 dhe 21. Madje edhe më të rinjtë mund të kenë dëshirë të provojnë diçka ndryshe dhe të re. Ndikimi i Diellit në shenjën tuaj që nga data 19 do t'ju garantojë më shumë qëndrueshmëri në marrëdhënie. Me të tillë horoskop ju këshillohet të mos të guxoni tepër.  

Në aspektin personal, prilli është më i favorshëm, pasi Venusi do të jetë në shenjën tuaj nga data 14. Ata që u kanë mbijetuar pengesave, duket se kanë më shumë mundësi për të vazhduar bashkë. Është shumë e rëndësishme të mendoni tani për bashkëjetesën ose martesën, vetëm në rast se jeni vërtet të bindur. Pas datës 19 do të jeni më pozitivë dhe ditët e duhura për përballje janë datat 23 dhe 24. Janë interesante pasionet që lindin në fund të muajit. Më në fund, një muaj që ju rikthen energjinë, ndonëse pritet që më e mira të vijë gjatë javëve në vazhdim. Duhet të bëni kujdes në datat 18 dhe 26. Prilli është muaji i duhur për të filluar kura dhe terapi.  

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor