Astroliving 1 Prill 2021

HOROSKOPI MUJOR, Paolo Fox zbulon çfarë do u ndodhë 12 shenjave të zodiakut gjatë prillit

Astroliving

DASHI: Prej kohësh, ky është muaji juaj me fat, edhe për shkak të kalimit të Diellit në shenjën tuaj. Nga data 5 deri më 11 do të ndiheni më të fortë fizikisht. Situata paraqitet interesante dhe për ata që duan të kenë një aktivitet më të qëndrueshëm. Mund të gjeni zgjidhje për një çështje ligjore. Me gjasa do të keni ndryshim bashkëpunëtorësh, shefash, por gjithçka do të jetë në favorin tuaj. Për ata që kanë humbur punën që vjet, tani është çasti i artë që të fillojnë të kërkojnë.

Dashuria nuk mund të kalojë në plan të dytë në këtë muaj kaq të favorshëm për shenjën tuaj, ndaj ju këshillohet të izoloheni, ndonëse shenja e Dashit nuk shquhet për këtë. Nëse do të keni përballje me një ish-partner, do të jeni në avantazh, pasi do të keni në dorë frerët e situatës. Mund të diskutoni diçka më serioze me dikë që s'keni shumë që e njihni. Ditë e rëndësishme do të jetë data 11, kur të gjithë planetët do të jenë favorizues në shenjën tuaj. Në përgjithësi është muaj interesant dhe me ditë emocionuese që nga data 4. Të lindurit në shenjën e Dashit vuajnë shpesh nga dhimbja e kokës, ndaj mund të jetë momenti i duhur që të shkëputeni pak nga puna.      

DEMI:Nuk është e thënë të vazhdojë puna e kryer deri më tani, pasi ndoshta mund të dëshironi ju vetë të ndryshoni. Në periudha të tensionuara është e vështirë të vetëpërmbaheni, ndaj duhet të keni kujdes sidomos në datat 6 dhe 21. Madje edhe më të rinjtë mund të kenë dëshirë të provojnë diçka ndryshe dhe të re. Ndikimi i Diellit në shenjën tuaj që nga data 19 do t'ju garantojë më shumë qëndrueshmëri në marrëdhënie. Me të tillë horoskop ju këshillohet të mos të guxoni tepër.  

Në aspektin personal, prilli është më i favorshëm, pasi Venusi do të jetë në shenjën tuaj nga data 14. Ata që u kanë mbijetuar pengesave, duket se kanë më shumë mundësi për të vazhduar bashkë. Është shumë e rëndësishme të mendoni tani për bashkëjetesën ose martesën, vetëm në rast se jeni vërtet të bindur. Pas datës 19 do të jeni më pozitivë dhe ditët e duhura për përballje janë datat 23 dhe 24. Janë interesante pasionet që lindin në fund të muajit. Më në fund, një muaj që ju rikthen energjinë, ndonëse pritet që më e mira të vijë gjatë javëve në vazhdim. Duhet të bëni kujdes në datat 18 dhe 26. Prilli është muaji i duhur për të filluar kura dhe terapi.  

BINJAKËT: Tani ndiheni të lirë të bëni atë që doni. Nëse keni një aktivitet tuajin, ky është momenti në të cilin do të ndiheni të plotësuar. Ndonëse është në varësi të profesionit që ushtroni, ky është muaji ideal për të ndryshuar dhe për të fituar më shumë. Periudha 5-19 prill është e duhura nëse doni të bini në sy.

Dashuria rikthehet shumë intriguese. Shumë mund të dashurohen brenda pak ditësh, krejt papritur. Kalimi i Venusit është më i favorshëm në 15 ditët e para të prillit. Do të tregoheni më mirëkuptues dhe do të falni më shpejt. Si pasojë e ndikimit të hënës, data 16 paraqitet interesante. Muaj i favorshëm për të filluar ndonjë kurë të dobishme. Veçanërisht 15 ditët e para të muajit janë interesante. Do të kontaktoni me njerëz që mund t'ju ndihmojnë për të zgjidhur një problem fizik. Fundi i prillit kërkon pak durim.

GAFORRJA: Do të rrezikoni shumë të debatoni në aspektin profesional. Duke qenë natyrë shumë emotive, nuk ju këshillohet të tregoheni të prerë kur flisni. Do të ketë nga ata që do të mendojnë të zhvendosen për punë, ose të kërkojnë një punë të re. Dy javët e para të prillit do të jenë shumë të paqarta. Ata që kanë rol drejtues, duhet të studiojnë një strategji të dobishme që do të sjellë përmirësime të dukshme.

Nëse po kaloni një lidhje problematike që nuk gjen qetësi prej muajsh, duhet të bëni kujdes gjatë dy javëve të para të prillit, që karakterizohen nga lodhja dhe nervozizmi. Datat 3, 4, 10, 11 dhe 18 janë shumë të rëndësishme. Mund të keni edhe frikën e një tradhtie nga partneri, ndaj ju këshillojmë të mos mposhteni nga ndjesitë negative. Emocionet tuaja në këtë periudhë janë shumë të rëndësishme. Kujdes nga historitë paralele, sepse vjen një çast dhe e vërteta zbulohet. Dy javët e para të prillit nuk janë shumë të mira as në aspektin fizik. Bëni mirë të tregoni kujdes kur shtohen kontradiktat, tensionet, si në familje, edhe në punë. Do ta merrni veten pas datës 9. Datë e favorshme për të filluar kura dhe për t'i kushtuar pak kohë vetes është data 23.   

LUANI: Nuk do të mund t'i zhdukni të gjitha problemet e punës, pasi do të jenë të natyrave të ndryshme. Ka nga ata që duan t'ia nisin nga e para, por s'munden. Ka edhe nga ata që drejtojnë një biznes dhe janë gjithë kohën nën presion. Ndërsa ata që janë vartës janë të detyruar të hiqen si të kënaqur, pasi ky nuk është viti i duhur për të bërë lëvizje të paparashikueshme. Që nga gjysma e vitit të kaluar, për shkak të një ndryshimi të papritur, nuk keni më qetësi. Bëni kujdes me çështjet ligjore. Bëni kujdes nga ndonjë goditje e ulët në datat 20 dhe 21.

Dashuria rikthehet protagoniste në dy javët e para të muajit. Ata që janë prej kohësh bashkë, nuk kanë dëshirë për një lidhje serioze. Ndaj kjo periudhë favorizon aventurat, njohjet, pasi falë kalimit të Mërkurit në shenjë në datat 4 dhe 19, të lindurit në shenjën e Luanit do të shprehen me më shumë pasion. Në marrëdhënie me fëmijët ose prindërit, së fundmi është vënë re ndonjë problem ose shqetësim. Pjesa e parë e muajit, sidomos datat 10 dhe 11, ju ofrojnë mundësinë t'i përballoni situatat në formë më të mirë fizike. Mund të ndieni pak lodhje ose tension pas datës 20. 10 ditët e fundit të prillit janë të tendosura, ndaj është më mirë të duroni, që fiziku të mos e ndiejë shumë lodhjen.  

VIRGJËRESHA: Pranvera ju ofron të përparoni, madje shumë. Ndaj nuk duhet të nënvlerësoni propozime dhe takime. Prilli është muaji i kontradiktave. Data 14 është intriguese. Gjatë datës 19 do të ndiheni më shumë energjikë. Ata që kanë një aktivitet, do të marrin një propozim interesant në fund të prillit. Çdo gjë duhet ta kryeni me shumë kujdes, por për fat, ju jeni natyra të matura.

Prilli rikthen ndjenjat, pasi në mars pati largime dhe heshtje. Projektet në çift do të mund të konkretizohen në gjysmën e dytë të muajit, sidomos pas datës 19. Ditët e fundit të muajit janë të favorshme edhe për çiftet që duan të bëjnë fëmijë. Marsi do të rikthehet në shenjën tuaj nga data 23. Mundësitë në aspektin personal do të jenë të pafundme. Datat 8, 9, 15 dhe 16 do të karakterizohen nga një lodhje e madhe, dhimbje zorrësh dhe acarim lëkure. Virgjëresha duhet të tregojë vëmendje për kujdesin ndaj lëkurës. Pas datës 19, deri më datë 30, nuk do të keni probleme dhe mund të filloni të mendoni për një rikuperim shumë të rëndësishëm. Nga data 22 mund të filloni regjistrimin në palestër, ose të planifikoni ndonjë përmirësim estetik.

PESHORJA: Pjesa e parë e prillit nuk karakterizohet nga shumë stimuj, por kjo s'do të thotë që s'do të keni sukses. Le të themi se do të keni gjithçka në kontroll, por pa ndonjë zhvillim të dukshëm. Të dielat e muajit mund të karakterizohen nga ndonjë problem shëndetësor. Ju këshillojmë të shmangni debatet me kolegët që nuk kanë të njëjtin rendiment si ju në punë. Deri më datë 14 nuk duhet të lodheni. Shqyrtojini problemet me radhë, qofshin këto ligjore apo burokratike. Bëni kujdes me shpenzimet e tepërta.

Dashuria do të karakterizohet nga ndonjë debat i vogël, por nuk mund të thuhet se ia ndieni mungesën. Duke qenë shumë të shqetësuar për punën, kaloni gjithçka tjetër në plan të dytë. Nuk duhet t'i shkarkoni në marrëdhënien në çift tensionet e akumuluara në punë. Bëni kujdes me xhelozinë dhe dyshimet. Mos diskutoni tema që lidhen me të shkuarën. Ata që duan të bëjnë fëmijë do të jenë më të favorizuar në pjesën e dytë të muajit. Prilli nuk ofron shumë energji në dy javët e para, pasi do të keni shqetësime nga veshët, fyti, dhëmbët dhe sëmundjet e vjetra mund të rikthehen nga data 10. Me ekspertin e duhur, gjithçka do të zgjidhet. Nëse nuk keni diçka serioze, mjafton të ndryshoni kurën. Marsi ju favorizon nga një anë, por edhe ju shton stresin gjatë fundjavave.  

AKREPI: Janë të shumta çastet e pasigurisë në punë. Nëse dëshironi të largoheni nga një grup për shkak se ju ka humbur interesi, atëherë ky është muaji i duhur për të kërkuar diçka gjetkë. Të rinjtë duhet ose do të ndërrojnë punë. Po ndërmerr një rol që nuk është më yti vetëm për të shmangur më të keqen ose për të marrë rrogën në fund të muajit. Për shkak të përplasjes së Saturnit dhe Jupiterit në shenjën tuaj, gjatë këtij muaji shtohet edhe nervozizmi.

Fundit i muajit është pak i koklavitur për sa u takon takimeve të punës. Nuk përjashtohet mundësia e një konflikti me eprorin më datë 21. Investimet e reja kërkojnë kohë për të pasur sukses. Viti 2021 është viti i sprovave të dashurisë. Prilli nis goxha i qetë, ndaj duhet të përfitoni nga kjo për të rizgjuar dëshirën që të jeni bashkë. Kujdes në datat 14 dhe 19, sepse do të keni pasiguri të mëdha. Edhe çiftet më të qëndrueshme do të ndiejnë njëfarë luhatjeje. Duhet të shmangni xhelozinë, tradhtinë dhe dyshimet. Do të shtohet tensioni dhe ankthi për të arritur rezultate të kënaqshme dhe do të doni të largoheni nga situata që ju bëjnë të vuani. Mos u mundoni në datat 20, 21, 27 dhe 28.

SHIGJETARI: Marsi u shoqërua me dyshime, por prilli do të jetë më favorizues. Është e rëndësishme t'i dëgjoni të tjerët. Ndonëse datat 10 dhe 11 janë fundjavë, mund të keni intuitën e duhur për të organizuar diçka që e keni shumë për zemër. Kontaktoni me dikë që mund t'ju ndihmojë më datë 12. Ata që ndryshuan punë vitin e kaluar, tani e kuptojnë që bënë mirë. Mund të thuhet se nga gjysma e dytë e prillit do të fitoni diçka më shumë.

Prilli sjell më pak tension në dashuri. Ata që janë ndarë si pasojë e një tradhtie do të mund të njihen me njerëz të rinj. Gjatë dy javëve të para të muajit do të keni takime fatale, sidomos ata që kanë mundësi të njohin njerëz edhe përmes rrjeteve sociale. Shigjetari nuk njeh moshë, ndaj mund të mendojë të krijojë një lidhje të re në çdo fazë të jetës. Prilli është muaj interesant për shkak të ndikimit pozitiv të Diellit, Venusit dhe Merkurit në shenjën e Shigjetarit. Duhet ta shfrytëzoni në maksimum rikuperimin psikofizik. Ndodh shpesh të keni periudha lodhjeje dhe nervozizmi, sepse bëni shumë gjëra njëkohësisht, ose sepse ju mposht mërzia. Por ky është momenti i duhur që të ndryshoni dhe të nisni projekte të reja. Ndiqeni krijimtarinë tuaj dhe kjo do t'ju ndihmojë të jeni më mirë. Data të favorshme janë 20, 21, 29 dhe 30.

BRICJAPI: Nuk jeni njerëz të kompromiseve, ndaj e keni të vështirë të kërkoni ndihmë. Nëse keni filluar prej pak kohësh një bashkëpunim, me gjasa dëshironi ta vazhdoni, por nuk është gjithçka në dorën tuaj, pasi jeni në pritje të vendimeve që nuk janë në dorën tuaj. Prilli do të jetë frytdhënës pas datës 19, pas rikthimit të Diellit dhe Merkurit në shenjën tuaj. Data 23 është e përkryer për propozime, ndaj bëhuni gati të pritni edhe një lajm të mirë. Ditët e fundit të muajit do të mund të përballoni lehtësisht çdo marrëdhënie, madje edhe do të gjeni mundësinë të përmirësoni një aktivitet.

Ditët e para të prillit nuk janë shumë favorizuese në dashuri. Do të keni mosmarrëveshje me partnerin ose partneren, ndoshta edhe për shkak të mbingarkesës në punë. Ata që kanë dy marrëdhënie paralele, duhet të qartësohen sa më parë me veten. Mendohuni para se të flisni ose të veproni. Datat 22 dhe 25 do të karakterizohen nga dëshira për të bërë projekte në çift. Muaji nis me shumë nervozizëm dhe trazira, për shkak të tensionit të madh. Duhet të përpiqeni t'i kuptoni sinjalet që ju dërgon trupi, pasi ndoshta trupi juaj nuk ka energjinë e duhur për t'u përballur me të gjitha angazhimet deri më datë 19. Këshillohen të shmangin tensionet ata që presin një lajm ose duan të ngrihen në detyrë. Disa do të kenë probleme me metabolizmin. Kurat që nisin nga data 23 janë të mira.

UJORI: Prilli është muaj i mbarë, karakterizohet nga ditë që janë në favorin tuaj. Studentët duhet të kenë parasysh se deri në fund të vitit duhet të kapërcejnë një sfidë. Do të harrohen debate të vjetra me kolegë, pasi u jeni larguar atyre që mendoni se ju bëjnë keq. Duhet të filloni të mendoni si do të jetë e ardhmja juaj gjatë muajve në vazhdim. Duke qenë natyrë që ju pëlqen të transformoni, mund ta konsideroni si periudhë stimuluese këtë.

Dashuria është intriguese në pjesën e parë të prillit, ndërsa në pjesën e dytë do të ketë disa luhatje. Nëse nuk shihni zgjidhje dhe polemikat shtohen, ruani qetësinë, pasi datat 19, 20, 21 dhe 22 do të karakterizohen nga konfliktet. Nëse pëlqeni dikë që është i/e lidhur ose që jeton në një qytet tjetër, do ta keni pak të vështirë ta bëni për vete, ose do t'ju bjerë në kokë për dikë që nuk përshtatet me ju. Çifteve u këshillohet gjetja e një kompromisi. Forma fizike paraqitet më e mirë në pjesën e parë të muajit, pasi pjesa e dytë do të jetë më e ndërlikuar. Pas datës 20 do të shtohen tensionet për shkak të konflikteve në familje ose me të njohur. Që të shmangni situatat stresuese duhet të ndaloni një moment dhe të qetësoheni. Data 26 do të karakterizohet nga mbingarkesë stresi për shkak të përgjegjësive.

PESHQIT: Gjatë prillit mund të lindin dyshime ose debate të vogla, sidomos në datat 15 dhe 16, gjatë tv cilave ju këshillohet të qëndroni larg ndërlikimeve. Prilli karakterizohet nga një volum i madh pune, ndaj do të ndieni njëfarë ankthi, por s'duhet të nxitoheni. Pavarësisht vështirësive, jeni më mirë se vjet. Duhet ta shfrytëzoni në maksimum këtë moment interesant, që e thekson edhe më shumë imazhin tuaj si njeri me peshë.

Pas datës 14, dashuria do të jetë sërish në plan të parë, edhe për ata që kishin vendosur të mos dashuronin më. Ditët pas datës 14 janë më të favorizuarat, por edhe më shumë ato pas datës 23. Nëse jeni vetëm dhe në kërkim të shpirtit binjak, pranoni ftesat. Ata që kanë pak kohë të martuar, po mendojnë të ndërrojnë shtëpi. Duhet të bëni kujdes nga tradhtitë me këtë horoskop kaq intrigues. Gjysma e dytë e prillit është idealja për rikuperim dhe është goxha interesante. Do të ndiheni më mirë falë kurave të një specialisti që do t'ju ndihmojë të zgjidhni një problem. Pas datës 19 do ta merrni veten edhe më shumë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor