Njihuni me personazhet e njohur shqiptarë që agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
“Historia është e rëndësishme. Ajo na bën të lëshojmë rrënjë, na jep identitet dhe na ndihmon ta kuptojmë më mirë të sotmen. Kjo është kredoja ime. Përveç kësaj: historia të emocionon!” – Ky është komenti i autores Sabine Ebert për romanin e saj të fundit “Shpata dhe Kurora”, vëllimi i dytë i të cilit doli në Gjermani më 2 nëntor të këtij viti. Këtë kredo e gjejmë edhe në botimin e saj të parë në gjuhën shqipe “E fshehta e Shëronjëses”, sjellë për lexuesin tonë nga botimet "Living", me shqipërim të Sabina Dhrimos, e cila, si për rastësi të bukur, ka një emër me autoren.
Sabine Ebert
Gazetarja dhe shkrimtarja Sabine Ebert, lindi në Ashersleben të landit Zaksen-Anhalt në vitin 1958 dhe e nisi rrugëtimin e saj si romanciere duke gërmuar nëpër arkiva për historinë e vërtetë të krijimit të qytetit të Fraibergut, duke zbuluar fshatin e Kristiankatundit (element kyç edhe në romanin "E fshehta e shëronjëses), falë lulëzimit të të cilit do të ngrihej Fraibergu i sotëm. Pas studimeve të larta për Shkenca gjuhësore dhe të Amerikës Latine, Ebert do të zgjidhte pikërisht këtë qytet për të jetuar edhe vetë dhe në vitin 1990 do të ishte bashkëthemeluese e gazetës së tij të parë të pavarur.
Të gjitha romanet historike, të shkruara prej saj, kanë qëndruar për javë të tëra në listën e librave më të shitur të revistës "Der Spiegel" dhe janë përkthyer në shumë gjuhë. Sot, Sabine Ebert jeton në Lajpcig. Ajo është shkrimtarja më e suksesshme e Gjermanisë Qendrore.
E Fshehta e Shëronjëses
Në këtë bestseller të revistës "Der Spiegel", i cili është realizuar edhe si film nga regjisori Roland Suso Richter dhe është shfaqur nga kanali televiziv ARD për të Premten e Zezë të vitit 2016, njihemi me historinë e shpërnguljes së kolonive të para gjermane drejt lindjes së Gjermanisë, pra, drejt Saksonisë. Me shumë stil dhe emocion, shkrimtarja na njeh me personazhe të vërteta dhe të trilluara, që luftojnë për një jetë më të mirë, apo që shesin edhe shpirtin për hegjemoninë e tyre. E magjishmja në këtë roman qëndron te ndërthurja e së vërtetës me fiktiven, te ndërfutja e mjekësisë popullore, si një dije e lashtë që luftohet e përndiqet nga injoranca e mesjetës. Është e vërtetë që errësira e ka frikë dritën dhe lufton me mish dhe me shpirt për të dalë mbi të, andaj edhe një dhunti mund të jetë fat, por edhe disfatë. Për ta arritur besueshëm të gjithë këtë, autores i është dashur të këshillohet edhe me recetat e vërteta të mjekes popullore të kohës, Hildegard von Bingen. Në këtë sagë, ku rrëfehet edhe historia e zbulimit të minierave të para të argjendit në Ercgebirge, nën sundimin e perandorit Fridrih Barbarosa, ilustrohet qartazi edhe lufta e nëndheshme e grave për të sunduar mbi politikën e burrave. Ky roman historiko-letrar na tregon bindshëm se shpirti njerëzor është i njëjtë, si në shek. XII, ashtu edhe në vitin 2017, ku intrigat thuren me kujdes, ku e mira lufton me të keqen, ku gënjeshtra rreket të dhunojë të vërtetën, ku hakmarrja vjen natyrshëm dhe e përligjur. Personazhet flasin me gjuhë engjëjsh apo djajsh në një sagë që në total është shitur në mbi 2 500 000 kopje.
Ndërkohë:
Gjurmët e Shëronjëses
Saksoni, viti 1173
Gjeshtare Marta dhe i shoqi, Kristiani, mund të ishin të lumtur e të kënaqur, por ja që u vjen një lajm i keq: Randolfi, armiku më i madh i Kristianit, është kthyer nga Toka e Shenjtë.
Dhe jo vetëm kaq: një ditë ia beh në fshat ai mjeku fanatik, që i kishte halë në sy prej kohësh Martën dhe aftësinë e saj për të shëruar njerëzit. Me kënaqësinë më të madhe, ai gjuan rastin për ta denoncuar gjeshtaren. Kristiani do ta çojë në një vend të sigurt të shoqen, por nuk arrin: Marta duhet të japë llogari për shtrigani para një gjyqi kishtar...
Ndërkohë, një ndjenjë e zjarrtë dashurie duket se ka hedhur rrënjë thellë në zemrën e gruas së markezit Oto, Hedvigut, dhe kunatit të saj kavalier, Ditrihut.
Si do të shkojë historia e tyre e dashurisë?
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...