Ëmbëlsira 27 Mars 2021

Krostatë e butë me reçel, ëmbëlsira e gjithë familjes

Ëmbëlsira

Nga Linda Fishta

Përbërësit për tavë me diametër 28 cm
180 g miell 00
120 g niseshte patatesh ose misri
120 g sheqer
140 g gjalpë shumë i butë në temperaturë ambienti
3 të verdha veze ne temperaturë ambienti
1 bustine vanilie
Nje maje luge krië
Reçel sipas dëshires

Përgatitja:
Në një tas perziejme me dorë per 1 -2 minuta të gjithe përbëresit sa te krijojme brumë.
E mbështjellim me plastmas kuzhine dhe e lëmë ne frigorifer për 1 ore ( unë e lashe gjithë natën.)
Pas kësaj kohe, marrim brumin nga frigoriferi dhe e punojme pak me dorë qe te zbutet. Hapim me petes e pak miell pak me shume se gjysma e brumit dhe e shtojmë në tave të lyer me gjalpë e miell. Ky brume copëtohet kur ta shtroni ne tavë por pa problem, e rregulloni me dorë. Shpojme bazën me pirun, shtrojme reçelin dhe me brumin që na mbeti pasi ta hapim me petes e miell krijojmë rrypat që vendosim siper.
E pjekim ne furre te ngrohur më parë në 170 gradë per 35 minuta afërsisht.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor