Personazh / 24 Mars 2021, 14:45

Edison Balla, artisti që vjen nga e shkuara, derdh në baltë të gjitha gjendjet e gruas

Edison Balla, artisti që vjen nga e shkuara, derdh në baltë

Përgatiti Ani Jaupaj

Piktori e skulptori Edison Balla nuk është ende aq i famshëm sa të dalë nga një ekspozitë e sukseshme! Sado të talentuar qofshin, nuk është aq e thjeshtë për artistët e rinj të bëhen pjesë zyrtare e jetës artistike të kryeqytetit e të futen në rrjedhën e natyrshme të zhvillimit të artit. Siç kuptohet edhe nga piktorët a muzikantët e rrugës ngado nëpër botë, kjo nuk është vështirësi vetëm e Shqipërisë. Nuk mund të ketë vend për të gjithë. Koha do të zgjedhë më të mirët, i pranojnë ose jo institucionet brenda.

Edison Balla, artisti që vjen nga e shkuara, derdh në baltë

Në fakt, për nga stili, Edison Balla duket sikur vjen nga vitet më të suksesshme ’20, sikur e ka jetuar shkëlqimin e tij. Me xhaketat, këmishët e kollaret e një epoke, që shumica e artistëve të sotëm do të donin të jetonin, Edisoni shpërndan imazhe të sapo shkrepura të vetes, por që nuk paraqesin asnjë sforcim për të ngjarë me vitet e sotme, ato nga frymëzohen shumica e kolegëve të tij.

Edison Balla, artisti që vjen nga e shkuara, derdh në baltë

Përmes fotografive, me të cilat gjithkush zgjedh të prezantojë veten, kuptojmë edhe pëlqimet. Portreti i Edisonit me mustaqet e holla (edhe pse jo të përdredhura), me cigaren në dorë e qëndrimin jo dhe aq rastësisht të hutuar, të çon tek ekzibicionet e Salvador Dalisë.  Kur e pyetëm, Balla pohoi se ishte një ndër të pëlqyerit e tij. Ca më shumë pëlqen Egon Schiele, Rene Magritte e Lucian Freud. Bashkë me fotografitë e zhvendosura në kohë të vetes, Edison Balla u paraqet miqve virtualë edhe punët e tij në baltë. Mund ta bëjë këtë vetëm përmes fotografisë. Të nesërmen, skulptura me siguri që nuk do të jetë më. Hapësira e tij e shtëpisë nuk është e mjaftueshme për të mbrojtur të gjitha shpërthimet e ditës e të natës së Edisonit.

Edison Balla, artisti që vjen nga e shkuara, derdh në baltë

“Më duket çdo herë sikur vras veten por janë dy arsye të vërteta që më vrasin çdo krijim. Nuk e kam luksin që të ruaj çdo vepër, për shkak s’ka shumë mbështetje në ambientet tona dhe egoja ime profesionale nuk më lejon që ndonjë vepër jo e realizuar siç dua të më zërë hapësirën e vogël që kam, dua që atë pak hapësirë që kam ta mbushur me vepra që flasin, bërtasin, jetojnë dhe që të shkaktojnë emocion të më mësojnë, të thërrasin emrin tim”. Ajo çka mbetet nga skulpturat e shumta të baltës që ka bërë, janë fotografitë. Nuk po përmendim zgjimet, zbrazjet e më pas prishjet e pakontrolluara prej të cilave nuk mbetet asgjë. Por këto janë tiparet e një artisti të ri, e pikërisht për shkak të tyre tërheq vëmendjen, prej femrave të tij të baltës që përcjellin të gjitha gjendjet psikologjike, misteret, simbolet a qoftë vetëm rutinën e saj të ditës.

Edison Balla, artisti që vjen nga e shkuara, derdh në baltë

“Femra është shenja më e qartë e pranisë së humanitetit dhe rrëzëllitjes së qenies njerëzore. Duhen thyer disa tabu të kohës, jo se femra është e huaj, jo vetëm se dashuria jepet si ndjenjë aq universale, sa mund të lidhë edhe dy njerëz të ndryshëm, por edhe për faktin e thjeshtë se femra në skulpturat e mia simbolike zë një vend të merituar, qoftë dhe kur ajo është prostitutë. Arti është në anën e saj, e mbron, e adhuron guximin e saj, por po kaq fuqishëm edhe me feminitetin dhe bukurinë që bart. Femra dhe dashuria rroken përgjithësisht në të gjitha fushat e artit, diçka më e thellë ajo është si përjetim etik dhe estetik, shoqëruar ndërkaq edhe me një tis dëshpërimi dhe trishtimi rrëzëllitës, të krijon bindjen e thellë se ia kam mbërritur të sjell në jetë në atë baltë tiparet e femrës. Qenia e saj e fuqishme te skulptura ime prehet për triumfin e dashurisë dhe misterit të saj. Pas tërë asaj qetësie nëpër korridoret e mendimeve të saj has ferrin, njeriun në rrëfimin e tij prej balte. Këtë bërthamë të brendshme e rrezatojnë figurat e femrës nëpër skulpturat e mia, që nga zanafilla e krijimtarisë sime, por nuk do të thotë që mungojnë edhe meshkujt”.

Edison Balla, artisti që vjen nga e shkuara, derdh në baltë

Por zëri i gruas në punët e tij është më i fortë. Ato bërtasin dëshirën për t’u dashur, kanë teka, kërkojnë të qeshin, të qajnë, të preken. Edisoni i përjetëson të gjitha, pastaj i shemb. Nëse do të mundej, do t’i mbyllte të gjithë zërat brenda një dhome, por kjo mund të ndodhë vetëm kur ekspozita e tij të jetë në veshët e të gjithëve.

Horoskop