
Përjetësisht e re, nuk do e besoni sa vjeç mbush sot regjisorja e njohur Vera Grabocka
Thonë që nuk është etike t’u përmendësh vitet zonjave, por në rastin e Vera Gabockës, nuk mund të rrimë...
Përgatiti Ani Jaupaj
A keni ngrënë ndonjëherë një ushqim aq të shijshëm sa që, nga kënaqësia të ngriheni në këmbë e të duartrokisni? JO? Do ishte e çuditshme të përgjigjeshit ndryshe. Mirëpo, në Venecia mund të ndodh!.Më konkretisht, ca dallgë më larg, në Murano, është Selami!
Dhe jo, nuk është shkëlqimi i qelqit që do t'ju marrë mendjen, janë ëmbëlsirat e tij.
Në Itali, Selam Allaraj mbërriti pas kalvarit të përpjekjeve për të sistemuar veten me punë e dokumente. Nuk e pati mundësinë të investohej në artin e pastiçerisë që në fillim. Bëri gjithfarë punësh deri sa fati e çoi atje ku e kishte shkruar, te ëmbëlsirat.
"Në fillim, kur kam shkuar në Itali në vitin 2007, kam bërë punë që nuk kishin lidhje me gatimin. Punoja si magazinier pa pagesë, për 7 muaj, në Arezzo, vetëm për të bërë dokumentet. Orët e tjera punoja në një vilë. Bëja punë ndërtimi, suvatoja ose mirëmbaja oborrin. Fillimi ka qenë tepër i vështirë edhe pse gjuhën arrita ta mësoja shpejt. Pas punëve të para punova edhe si kamerier, më pas nisa rrugën që kisha ëndërruar. Punova si fillim në një hotel në Rimini, pastaj, siç ndodh gjithnjë me kuzhinierët ose pastiçierët, lëviza në disa vende për të fituar përvojë. Punova me shumë emra të njohur të pastiçerisë për të mbërritur këtu ku jam sot, te ëmbëlsirat e mia autentike". - kështu arrihen duartrokitjet! Sot, ëmbëlsirat e Selamit janë aq të mira sa klientët kërkojnë ta takojnë me çdo kusht magjistarin që i ka ëmbëlsuar, dhe kur e takojnë nuk kanë shumë për t'i thënë. Mrekullitë e tij meritojnë vetëm të duartrokiten.
Nivele të tilla realizimi të pjatave të ëmbla, mund t'i arrish vetëm nëse të është ëmbëlsuar gjaku që kur ke lindur. Ky është rasti i Selamit. "Marrëdhënia ime me ëmbëlsirat ka nisur që kur isha fëmijë. Stërgjyshi im ka pasur një ëmbëltore në Shkodër dhe një në Gjakovë, kështu që e gjithë familja ka qenë e lidhur me pastiçerinë, edhe pse jo të gjithë pjesëtarët i kanë gatuar. Në momente tepër të vështira të jetës edhe mund të humbasësh e të harrosh se çfarë do të bësh, siç ndodhi me mua pas humbjes së vëllezërve e vështirësive ekonomike që kaloi familja, por rrugën e ëndrrës e gjen gjithmonë".
Për të plotësuar e përmirësuar aftësitë e tij të lindura, Selami bëri disa kurse, shfletoi shumë libra të mjeshtrave të pastiçerisë botërore. Shtoju këtyre edhe qindra prova ëmbëlsirash dhe do të njohësh Selamin që sot ka modifikuar e u ka dhënë përvojën e shijen e tij.
"’Baba’ është një ëmbëlsirë franceze që dikur bëhej për të pasurit. Pronari e ndërroi emrin në ‘Babaraj’ si mbiemri im Allaraj. Kur klientët e provojnë, më thërrasin të më takojnë e të më njohin, ngrihen në këmbë dhe duartrokasin.”-çfarë mund të arrijë një artist më tepër se kaq, në cilëndo fushë që të krijojë?!
Selami nuk e përjashton edhe mundësinë e rikthimit në Shqipëri, për të provuar Tiranën, por ende nuk ka asnjë plan konkret. Deri atëherë, sapo të hapen rrugët, takojeni në Venecia.
View this post on Instagram
Thonë që nuk është etike t’u përmendësh vitet zonjave, por në rastin e Vera Gabockës, nuk mund të rrimë...
Të enjten e 23 Marsit besimtarët myslimanë nisim muajin e Ramazanit. Ky muaj i cili është më i bekuari në kalendarin islam,...
Problemi më i zakonshëm me të cilin përballen prindërit dhe pediatrit janë problemet me gjumin e fëmijëve. Gjumi ka nj...