Më në fund, Leo e ndan mendjen për t’u martuar, prezanton modelen 25 vjeçare me të ëmën!
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
E dinit që kamomili nuk është vetëm një lule me veti të mëdha kurative dhe medicinale, por ka edhe veti të fuqishme kozmetike? Bëhet fjalë për një përbërës perfekt për përgatitjen e një qumështi pastrues të bërë vetë.
Mjaftojnë vetëm disa lule kamomili për të përftuar një qumësht pastrues natyral dhe me kosto të ulët krahasuar me ato që gjenden në treg dhe që janë të një cilësie të lartë:
Përbërësit:
150 ml qumësht (i skremuar)
Një lugë kafeje me lule kamomili të thata
Një lugë gjelle gjethe menteje
Një lugë mjaltë
Përgatitja:
Hidhni në një tenxhere të vogël ujë dhe vendoseni të ziejë. Merrni qumështin, lulet e kamomilit, gjethet e mentes dhe vendosini në një enë qelqi në mënyrë që të përgatisni një banjëmari.
Lëreni përbërjen në banjëmari për gati gjysmë ore në mënyrë të tillë që qumështi t’i përthithë mirë të gjithë elementet ushqyes të mentes e kamomilit dhe herë pas here, përziejini.
Më pas, kulloni përbëjren me një sitë të imët dhe lëreni të ftohet. Shtoni një lugë mjaltë, përziejeni dhe qumështi juaj pastrues është gati, i realizuar në shtëpi me përbërës natyralë.
Ai mund të ruhet në frigorifer deri në 3-4 ditë, pasi është i realizuar me përbërës natyralë dhe nuk përmban konservues.
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...