
Përjetësisht e re, nuk do e besoni sa vjeç mbush sot regjisorja e njohur Vera Grabocka
Thonë që nuk është etike t’u përmendësh vitet zonjave, por në rastin e Vera Gabockës, nuk mund të rrimë...
Ani Jaupaj
Për mënyrën e re të jetës e të punës prej nga po na drejton pandemia, po mësohemi vetë, pa na sqaruar kush! Të gjithë kanë gjetur një mënyrë për t’u përshtatur. Nuk më kujtohej ta kisha parë piktoren Adriana Puleshi, bashkë me disa nga punët e saj, në Pedonale, për të diskutuar me miq e të pasionuar pas pikturës, por kur e pyeta më tha se kishte tre vite aty. “E kam gjetur si mënyrë komunikimi që nisi prej turistëve. Kjo është një rrugë e bukur, me shumë njerëz, turistët kalojnë gjithnjë, kështu që u kthye në stacion”- tregon Adi. Edhe këtë vit që turistë nuk ka pasur si më parë, Adriana Puleshi vijon të qëndrojë aty, bashkë me të shoqin, për të pritur e përcjellë miq, blerës të mundshëm, por edhe kureshtarë që duan vetëm të pyesin. “Në ditët me diell jemi gjithnjë këtu, ka qenë edhe një mënyrë për të ruajtur një lloj kontakti me njerëzit gjatë pandemisë. Unë punoj në studio, në shtëpi, por ura e komunikimit tashmë është edhe kjo.”- Në rrugë, Adi ka ekspozuar disa punë të vogla, të përshtatshme për t’u zhvendosur por edhe të mjaftueshme për të kuptuar e njohur stilin e ngjyrave, shprehjes dhe fuqisë së punëve të saj. Pastaj, studioja e saj e hapur është kthyer vetiu edhe në një ritual takimesh mes miqsh, në një kënd frymëzimesh të papritura që çelin nga gjithfarë historish që dëgjon apo portretesh që shikon…Adi e ka të thjeshtë leximin e gjendjes së njeriut dhe tjetërsimin e saj në pikturë, sepse piktura ka lindur me të.
Nuk janë të shumtë njerëzit që janë të bindur për atë që duan të jenë dhe të bëjnë që në vitet e para të shkollës, dhe të vazhdojnë të mendojnë njësoj se kanë zgjedhur gjënë më të mirë, edhe pasi shkolla të jetë harruar. Adriana Puleshin nuk e nxiti askush drejt pikturës. Lapsin e matematikës e përdori edhe për të vizatuar në tryezën e bukës, bashkë me motrat e saj. Sigurisht që vizatimet e një vajze të vogël në vitet ’70, s’mund të ishin veçse peizazhe, fruta a objekte të shtëpisë, por Adi tërhiqej më shumë nga portretet e motrave tek i shihte duke vizatuar.
Sytë e duart i kërkonin pikërisht portrete. Dikur do të ishin ato të kornizuarat brenda telajos së kohës, por vite më pas, prej asaj që ishte, ekspresiviteti e gjaku i saj i guximshëm nuk do të linin më asgjë. Kur nisi Politeknikumin, shumica e kohës i rrëshqiste duke u bërë portrete shoqeve të shkollës. Sa fletë të bardha fshiheshin mes librash vetëm pse porositësja këmbëngulte ta kishte vizatimin në kohë. U kuptua shpejt nga Adi vetë, por edhe nga të gjithë përreth saj, që mprehja e lapsit nuk mund të ishte vetëm një kalim kohe.
“Unë e kisha ndarë mendjen. Isha e bindur që nuk mund të bëja asgjë tjetër veç pikturës”, tregon Adriana. Mirëpo për të, nuk do të ishte njësoj e thjeshtë sa për liceistët që vinin gjysmë të gatshëm. Bashkë me leksionet e Akademisë, ku nisi të studionte për Pikturë e Skenografi, ndiqte edhe mësimet në Liceun Artistik, tashmë vetëm si vëzhguese. Ato mangësi që mund t’i kishin ngelur rrugës nga ana teknike i plotësoi. Adi Puleshi, siç e njohin sot të gjithë ata që i njohin me cep të syrit ngjyrat e pikturës së saj, krijoi që në fillim një stil të sajin. Me të zbuluar modelet e Akademisë, zbuloi edhe tërheqjen ndaj trupit të njeriut. “Gjithmonë kam vizatuar nudo, që në shkollë. Mund të them që në vitet kur kam studiuar unë, 1983-1987, koha nuk ishte më aq e ashpër sa më parë dhe nuk na pengonte njeri të bënim atë që donim. Sigurisht që atëherë nuk mund të kishe liri pa kufi, por në rrethe të caktuara njerëzish të artit, nuk e ndieje frikën e pushtetit. Në këtë kuptim, unë nuk jam frenuar ndonjëherë të bëj atë që dua”. Edhe sot, Adriana Puleshi jeton siç zgjedh vetë, prandaj ka zënë karrigen e saj në Pedonale, për të krijuar marrëdhënien që do me njerëzit dhe për t’iu treguar artin e saj.
Thonë që nuk është etike t’u përmendësh vitet zonjave, por në rastin e Vera Gabockës, nuk mund të rrimë...
Të enjten e 23 Marsit besimtarët myslimanë nisim muajin e Ramazanit. Ky muaj i cili është më i bekuari në kalendarin islam,...
Problemi më i zakonshëm me të cilin përballen prindërit dhe pediatrit janë problemet me gjumin e fëmijëve. Gjumi ka nj...