Femijet 12 Mars 2021

Lojëra, sfida dhe argëtim pa fund; ja pse të gjithë fëmijët do të gozhdohen para ekranit në orën 19

Femijet

"PLAY" është një ndër emisionet më të ndjekur të platformës Tring, i cili bën pjesë interaktive të tij fëmijët e shkollave të ndryshme. Nëpërmjet lojërave, argëtimit e sfidave ata përballen me njeri-tjetrin dhe në fund ka gjithmonë një fitues.

Lojërat janë me karakter fizik, ku brenda një kohe të caktuar fëmijët do të duhet të tregojnë shkathtësinë e tyre, por nuk mungojnë as sfidat ku do të vihen në provë dijet dhe përqëndrimi i fëmijëve.

Sot rifillon sezoni i tretë i këtij emisioni. Puntata e parë sjell përballë njëra tjetrës shkollat "Mihal Grameno" dhe "Turgut Ozal". Cila fiton? E ndiqni sot ora 19:00 në Kids!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor