“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Moderatori dhe gazetari i njohur Blendi Fevziu nuk del shpesh në intervista por sa herë që paraqitet tregon pjesë të jetës së tij ose të eksperiencave që nuk I ka thënë më parë.
KËshtu ka ndodhur dhe në intervistën e fundit, në emisionin “Fitstation” në “Neës 24”,
“Sot ka gazetarë më të infromuar se sa ishim ne për shkak të rrjeteve sociale, por vë re që ka më pak pasion sot se sa kishte në atë kohë. Pasioni për gazetarinë ishte impresionues, përshembull unë për gazetën “Studenti” kam punuar pa asnjë pagesë 2 vjet, se për pagesë nuk bëhej fjalë, rrija deri në 4 të mëngjesit për të marrë kopjen e parë të gazetës me vete, flija në shtypshkronjë, kam fjetur me netë të tëra në shtypshkronjë, imagjino një 21 vjecar që harxhon gjithë darkën në shtypshkronjë që në atë kohë ishin me plumb, ka qenë e tmerrshme, vetëm nga pasioni për të parë letrën ku ka shtypur artikullin e tij.
Vë re dhe një gjë tjetër e kam thënë disa herë ka një tendencë të vazhdueshme në gazetarinë televizive për të shkuar drejt studiove. Ky është një nga gabimet më të mëdha, në botë zakonisht ata që janë në terren janë më të famshëm, këtu ka një keqkuptim që lidhet me mënyrën e mbrapshtë të menduarit, në mënyrë absolute terreni është gjëja magjike që ka gazetaria, dhe ne te gazetarët e terrenit po krijojmë një defekt se sapo krijojnë një profil në terren futen nëpër studio për të bërë emisione, gjë që është gabim, dhe nga gazetarët e terrenit ne nuk kemi personalitete të fortë që të përballojnë presionin”, u shpreh Blendi Fevziu.
Një nga pyetjet e drejtuara për Fevziun ishte dhe pagesa e parë në gazetari. “10 mijë lekë të vjetra ka qenë, atëherë ishte një pagesë shume e mirë, por derisa erdha te rroga kam punuar pa rrogë fare vetëm për pasion dhe lutesha që emri të shënohej te artikulli. Unë dhe kur kam nisur emisionin pasi kam mbaruar 6 muajt e parë më ka thirrur drejtori më ka thënë ke honoraret, por honorarin edhe si skenarist, dhe si drejtues dhe unë nuk e kuptoja këtë kisha hyrë në televizion nga pasioni, natyrisht unë kisha një rrogë në revistën Klan”, tha gazetari.
I pyetur se çfarë duhet për të qenë një emision i suksesshëm si “Opinion”, gazetari u shpreh se talenti vjen në fund, duhet punë dhe pasion.
“Unë nuk e di çfarë duhet, di një gjë që dita ime nuk ka fund kurrë, nuk pushoj asnjë sekonde. Ka ditë që më mbushen sytë nga lodhja se nuk përballoj dot më lodhjen por ti duhet të rrish aty. Duhet ta bësh. Unë e filloj ditën diku rreth orës 11 paradite dhe e mbaroj rreth orës 2:30 të natës dhe midis kësaj dite kam një 2 orësh mbasdite për gocën e vogël për familjen ose edhe pët tu qetësuar, gjithë pjesa tjetër është intesitet, telefonata, lidhje, kontakte, takime me njerëz, preione vështirësi. Po do të bësh, unë punën e konsideroj të parën dhe pasionin të dytin, talenti për mua vjen i treti”, shpreh Blendi Fevziu.
Duke u ndalur tek udhëtimet, Fevziu shprehet se me tre qytete të mëdha në botë nuk bezdiset kurrë.
“Ky vit ka qenë mjaft interesant për të zbuluar Shqipërinë që as vetë nuk i kisha parashikuar. Kisha vite që udhëtoja më pak në Shqipëri. Kësaj here kam bërë një bashkim të elementëve të historisë me detaje konkrete. Magjia kryesore ka qenë trashëgimia kulturore. Kam udhëtuar në 118 shtete. Nuk mërzitem kurrë në Paris, në Stamboll apo në Neë York. Këto janë tre qytetet që i njoh më shumë dhe që nuk mërzitem kurrë. Kam shkuar në Japoni për 3 ditë, kam shkuar në Argjentinë për 4 ditë. Mundohem të marrë udhëtimet gjatë natës që të mos humbas ditën. Mundohem të shpenzoj sa më pak. Nuk bëhet fjalë për shpenzime të çmendura”- shprehet ai.
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...