Ëmbëlsira 7 Mars 2021

Mos e lini pa provuar këtë ëmbëlsirë; Nuk ka nevojë as të ndizni furrën thjesht ndiqni udhëzimet

Ëmbëlsira

Nga Linda Fishta:


Është e ftohtë, dhe mund ta pergatisni me frutin që ju pëlqen, por mjafton që ai mos të jetë i ëmbël shumë pasi duhet të bejë kontrast me çokollatën. Gjithsesi kjo eshte shija ime personale


Koha e përgatitjes - 30 minuta
Përbërësit për 7-8 persona:
350 g çokollatë e zezë
3 lugë qumësht
150 g biskota me gjalpë ose ato që keni
120 g gjalpë i ftohtë nga frigoriferi
120 g sheqer pluhur
1 bustinë vanilje
mjedra, boronica ose fruta të freskëta sipas dëshirës
Përgatitja:
1. Tretim çokollatën bashkë me qumështin në një tenxhere të vogël në banjëmari, duke e përzier vazhdimisht me lugë druri. E heqim nga zjarri dhe pas 5-6 minutash shtojmë sheqerin pluhur, vaniljen dhe gjalpin në copa të vogla, duke i përzier me shpejtësi me lugë druri.
2. Copëtojmë biskotat në thërrime dhe i shtojmë te tasi ku kemi çokollatën, kur ajo të jetë vakur fare.
3. Në tavën me letër furre ose plastmasë kuzhine, hedhim gjysmën e kremit, fruta dhe përsëri krem. E mbulojmë me plastmasë kuzhine që të mos marrë erërat e frigoriferit.
E lëmë të ftohet për një natë në frigorifer ose dhe 5-6 orë. E nxjerrim nga frigoriferi 10 minuta para se ta shërbejmë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor