Femijet 6 Mars 2021

Luftoi për 107 ditë me vdekjen, Manastirliu jep lajmin e mirë për vogëlushin që lindi 500 gramë

Femijet

Në një kohë kur Koronavirusi është shndërruar në kryefjalën e ditës, një lajm i mirë vjen nga materniteti “Koço Gliozheni” në kryeqytet. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka postuar në llogarinë e saj në Facebook foton e një foshnjeje, që është mbajtur në jetë pas shumë përpjekjesh të stafit të reanimacionit.

“Roan ka luftuar plot 107 ditë, me kujdesin shembullor të stafit të reanimacionit në maternitetin “Koço Gliozheni”.  Roani i vogël që lindi vetëm 500 gr, pas përpjekjeve të jashtëzakonshme për ta mbajtur në jetë, me punën e palodhur të mjekëve dhe infermierëve, tashmë është gati të kthehet në shtëpi. Respekt për stafet mjekësore”, ka shkruar Manastirliu.

Të shumtë kanë qenë komentuesit që kanë përgëzuar bluzat e bardha dhe i kanë uruar luftëtarit të vogël, jetë të gjatë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor